Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi mbrëmjen e djeshme u kap me armë pa leje. Bëhet fjalë për Enes Shahon, i cili në momentin që pa policët, hodhi pistoletën që kishte me vete në lumë. I riu ka qenë i dënuar më parë për kanosja dhe armëmbajtje pa leje.
Policët arrestuan të riun në vendin quajtur, “Ura e Tushemishtit” në Pogradec. Enes Shaho ishte pasagjer dhe sapo konstatoi policët që i bënë me shenjë të ndalonte, ka hedhur armën në drejtim të lumit. Policia thotë se armën e mbante në brez,.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.
Hodhi nga makina pistoletën kur pa policinë, vihet në pranga 21-vjeçari në Pogradec pic.twitter.com/8UU8cHsmG1
— KorcaBlog.com (@korcablog1) June 12, 2023
