Emigracioni masiv/ Qershitë po kalben në Korçë, s’ka punëtorë për vjelje…

Në Dvoran të Korçës aty ku vjelja e qershive ka nevoja të mëdha për krahë pune vitet e fundit po vërehet mungesa e punëtorëve. Edhe pse ky sezon ka nisur me fitime te kënaqshme, sërish fermerët ankohen. Fillimisht qershitë janë shitur me 250 lek për kg, ndërsa tani çmimi është në rënie. Ndërsa për gjetjen e punëtoreve thanë se “duhet gjetur me mik”.

Çmimi i qershive nga 250 lek/kg në nisje të sezonit tani është përgjysmuar, por një pjesë e mirë e prodhimit rrezikon të kalbet në pemë. Fermerët e Dvoranit në Korçë ankohen se nuk ia dalin në vjelin gjithë prodhimin pasi nuk gjejnë punëtorë

Majin nisi me shitje të mirë, por ra se tani ka shumë prodhim! Unë personalisht nga 10 punëtor që më duhen në ditë, kam 5, i kam gjetur jo me mik jo me gjëra… por nuk ankohem sepse të tjerët s’kanë fare’.- tha një fermer / Reporttv

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.