Mjekët e shpallën të vdekur, 5 orë më vonë gruaja ringjallet në arkivol …

Të pranishmit në varrimin e një gruaje të moshuar ekuadoriane u tronditën kur zbuluan se ajo ishte ende gjallë. Një doktor në qytetin e Babahoyo e shpalli të vdekur 76-vjeçaren Bella Montoya, pas dyshimeve se pësoi goditje në tru. Sipas BBC, ajo u fut në arkivol dhe të afërmit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit përpara se të varrosej. Por gati 5 orë më vonë, kur hapën arkivolin për t’i ndërruar veshjet përpara funeralit, gruaja mori frymë.

“Mami nisi të lëvizë dorën e majtë, hapi sytë dhe gojën; mezi po mbushej me frymë”, tha djali i saj Gilbert Balberán, teksa përshkrujti momentin kur kuptoi se e ëma ishte e gjallë. Në një video të xhiruar nga një prej të pranishmëve, gruaja shfaqet në arkivolin e hapur në vështirësi për të marrë frymë, ndërsa të tjerët ankohen për vonesën e ambulancës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.