Silvio Berlusconi ndërroi jetë në spitalin “San Raffaele” të Milanos në moshën 86-vjeçare. Ndër figurat më të rëndësishme të politikës italiane dhe ndër sipërmarrësit më të mëdhenj në nivel evropian në sektorin e medias, presidenti historik i Milanit për 31 vite (ka fituar 29 trofe), për shumë vite ka qenë vazhdimisht në renditjen e njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur në botë.
Me asete të vlerësuara në rreth 7 miliardë euro, në jetë padyshim që nuk hoqi dorë nga shtëpitë luksoze dhe pushimet shumë të shtrenjta. Megjithatë, “Kavalieri” nuk kishte atë pasionin tipik të manjatëve të mëdhenj për supermakinat.
Nëse kurrë nuk e deklaroi veten një “dashnor” të makinave të fuqishme sportive, Berlusconi me siguri i vlerësonte makinat e cilësisë së lartë. Shumicën e herëve që Silvio Berlusconi është parë duke udhëtuar me makinë, ato ishin automjete zyrtare të blinduara dhe të errëta, që strehonin politikanin dhe truprojat e tij.
Nuk ka shumë informacione për makinat që i përkasin ekskluzivisht ish-pronarit të “Mediaset”, por dy modele ishin sigurisht shumë të rëndësishme gjatë karrierës dhe në përgjithësi në jetën e tij.

Një ‘Land Rover Classic’ i vitit 1988, që ai zotëronte, u nxor në shitje nga ‘Autoscout’ shumë kohë më parë dhe, siç pritej, ishte shumë i suksesshëm. Makina u shit pak para hyrjes së tij në politikë, e cila ndodhi vetëm 5 vite më vonë.
Kurioziteti i vërtetë qëndron në faktin se, pavarësisht se ishte e tij, Berlusconi me shumë mundësi nuk e ka vozitur kurrë, duke pasur gjithmonë një shofer në dispozicion për udhëtime më të shpejta. Modeli tjetër, i cili ishte pjesë e flotës së tij të makinave, ishte një ‘Audi A8’, i preferuari i të gjithë atyre që kishte në dispozicion si për komoditetin, ashtu edhe për performancën e ofruar.

Nuk ka shumë informacione për makinat që i përkasin ekskluzivisht ish-pronarit të “Mediaset”, por dy modele ishin sigurisht shumë të rëndësishme gjatë karrierës dhe në përgjithësi në jetën e tij.
