Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Raportohet se një i ri 19-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira. Mësohet se 19 vjeçari ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.
Ai nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili më pas ka sinjalizuar edhe policinë e Elbasanit.
I riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit të verës të punonte, si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut.
Ndërsa mësohet se prindërit e tij jetojnë dhe punojnë në Greqi.
