Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është rrëzuar nga ashensori. Mesohet se 55-vjeçari, Reftat Kolodashi nga Saranda është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Stefan Mekshi” pas plagëve të rënda që ka marrë në kokë. I plagosuri ndodhet në gjendje kritike, ku dhe është nisur me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.
