Asllani tregon klas/ Eurogolin Uefa e fut në listë për çmimin e javës…

Shqipëria e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Euro 2024. Goli i dytë i kuqezinjve u shënua nga Kristjan Asllani në minutën e 51-të, me mesfushorin e Interit që “shkundi merimangat” e portës vendase. UEFA e ka vlerësuar “perlën” e Asllanit si ndër katër golat më të bukur të javës, duke e futur në listë për ta votuar.

Veç Asllanit në garë për golin më të bukur të raundit të tretë të grupeve është edhe realizimi i turkut Arda Guler, ai i Saka të Anglisë dhe Sallai i Hungarisë. Tre ditë më parë, realizimi i Jasir Asanit në fitoren 2-0 të Kombëtares kundër Moldavisë u zgjodh si goli më i bukur nga UEFA në bazë të votimeve në internet.

Edhe Interi nuk ka mundur mos vlerësojë “perlën” e djaloshit, duke bërë një postim dhe e krahasuar së bashku me Lukakun. “Shokë goli”, shkruan Interi në postim.

https://twitter.com/korcablog1/status/1671468586571898880?s=46

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.