Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, për shtetasin A. L., 52 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin kamion tip “Iveco” që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 2 emigrantë, të cilët kishin synim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
