Goditën me grushte 59-vjeçarin në Ersekë, policia procedon 2 persona…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. M., 40 vjeç, banues në Durrës dhe R. M., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Ersekës, për motive të dobëta, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte, një 59-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.