Grabitja e pikës së këmbimit valutor/ Policia 5000 euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin…

Policia ka vendosur shpërblim 5000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, që grabiti mëngjesin e sotëm pikën e këmbimit valutor në Tiranë. Blutë e Tiranës kanë apeluar qytetarët të japin të dhëna që mund të çojnë në kapjen e grabitësit, duke vendosur edhe numrin e tyre në dispozicion. Ndërsa kanë garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Grabitja ndodhi në një pikë të këmbimit valutor mëngjesin e së shtunës në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re. Autori ka hyrë në Exchange rreth orës 08:25 dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Postimi i plotë:

Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.