Një 18-vjeçar është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis dhe ekstazi në lokalet e plazhit të Golemit. Sipas të dhënave, i arrestuari është Marsel Rusi, nga qyteti i Korçës. Gjatë kontrolleve nga ana e policisë 18-vjeçarit u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


