Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 2 leje drejtimi.
✅Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjeti për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
✅ 80 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
✅ 400 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.
✅Janë ndëshkuar 71 drejtues mjetesh për parkime të gabura.
✅Janë ndëshkuar 661 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.


