Mesfushorja e Bajernit kërkohet nga Revista “Playboy” për foto nudo, trajnerja e mbështet idenë…

Xhulia Guin është një nga futbollistet më seksi në skuadrën kombëtare të Gjermanisë e gjithashtu te skuadra e Bajern Mynihut. E konsideruar si mbretëresha e Instagramit, mesfushorja shpeshherë merr vëmendjen e mbështetësve të saj dhe në “Instagram” numëron plot 523 mijë ndjekës. Së fundmi, 24-vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën “Playboy” dhe “Bild” zbulon se futbollistes i është kërkuar që të pozojë edhe disa foto nudo,

por kjo kërkesë e revistës është refuzuar dhe fotot do të jenë vetëm provokuese, por jo të ekzagjeruara.

Ndërkohë, është pyetur edhe trajnerja e Gjermanisë, Martina Vos Teklenburg e cila shprehet se mbështet çdo vendim të futbollisteve të saj sepse është jeta e tyre, por ato duhet të marrin parasysh presionin që u krijohet.

“Mendoj se ‘Playboy’ ka foto super estetike dhe do të lejoja çdo lojtare që të bënte çfarë ajo vetë të donte. Do ta lija të bënte zgjedhjen e vet por natyrisht do t’i tregoja avantazhet dhe disavantazhet që sjell. Nëse ju arrini t’i merrni parasysh dhe t’i përballoni pasojat, atëherë nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh trajnerja 55-vjeçare

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: