U nxor pa ndjenja në breg të detit në Greqi/ 12-vjeçari shqiptar ende në gjendje të rëndë, mjekët: “I ka vdekur truri…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Sipas mediave greke, shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion, e sipas drejtorit të spitalit universitar të Heraklion ku po trajtohet fëmija, djali ka vdekur truri.

Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.

Historia tragjike ndodhi mesditën e së dielës kur i mituri 12-vjeçar u nxorr nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli. Ai ka marrë menjëherë ndihmën e parë, por duket se gjendja e tij është ende e rëndë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.