Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: S. Sh., 30 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ulur volumin e muzikës, në lokalin e tij.
P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.