Ekonomisti austriak: “Kosova me autostrada europiane, Shqipëria i ka vetëm në “Google Maps…

Ekonomisti i njohur austriak Gunther Fehlinger, një zë i fortë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në rajon, ka vizituar vendin tonë këtë javë. Fehlinger, i cili ka qenë më herët Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Partisë Popullore Evropiane, ka bërë një konstatim të trishtë teksa ka kaluar nga Kosova drejt Shqipërisë.

Ai thotë se duke udhëtuar përmes Kosovës ka vënë re praninë e atyre që quhen autostrada evropiane, por në Shqipëri mungojnë.

“Cili është ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës? Kosova ka Autostrada Evropiane dhe Shqipëria vetëm pretendon se i ka në hartën e Google, por kur udhëton, kupton që Shqipëria nuk po zhvillohet seriozisht… e trishto”, shkruan ai në Twitter.

Që nga viti 2005 Gunther është fokusuar në reformën ekonomike dhe politikën e NVM-ve në vendet evropiane në tranzicion, kryesisht në Kosovë, Shqipëri dhe Ukrainë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: