E rëndë/ 13-vjeçari trondit familjarët, e gjejnë të vdekur në garazhin e banesës….

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vdekjen e 13 vjeçarit në Babrru, Tiranë .Mesohet se i mituri ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash. Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: