Shqiptarët kanë pasur gjithnjë nevojë për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të kenë, sidomos në rastet e sëmundjeve, ku në këto kohë kurimi mund të bëhet i pamundur për familjet për shkak të shpenzimeve të mëdha. Keshtu është edhe rasti i Dardës nga Korça, e cila ka mësuar se është e sëmurë me leucemi dhe gjendja e saj është mjaft e rëndë. 19-vjeçarja fatmirësisht ka arritur të gjejë një spital, që ka marrë përsipër kurimin e saj.
Bëhet fjalë për një klinikë në Selanik të Greqisë, ku Darda ka kryer kemioterapinë e parë, e cila ka kushtuar 8 mijë euro dhe tashmë familjarët e saj janë detyruar të ndalen për shkak të mungesës së parave.
Ata kanë nevojë për ndihmën tonë që të sigurojnë financat e nevojshme, që do t’i jepnin shumë shpresë Dardës që të jetonte dhe të vijonte ëndrrat e saj. Për të duhet një shumë prej rreth 150 mijë eurosh për të mbuluar shpenzimet për kurimin. Në fund të shkrimit ndodhet edhe linku i llogarisë, ku mund të dhuroni.
PËRSHKRIMI NË LLOGARI –Përshëndetje të dashur familjarë, miq dhe besimtarë në mbarë botën. Po shkruaj në emër të familjes Dhimo. Familja pesë anëtarëshe banon në Korçë të Shqipërisë dhe prej tridhjetë vjetësh janë shërbëtorë besnikë në kishat lokale. Vajza e tyre e madhe, Darda, mori një diagnozë shkatërruese vetëm pak ditë pasi mbaroi vitin e parë të universitetit.
Pas dy përpjekjeve të dështuara për të dhënë gjak për shkak të anemisë, ajo shkoi për analiza të mëtejshme.
Më 26 qershor 2023 ajo u diagnostikua me Leucemi Limfoblastike Akute. Palca e saj e kockave prodhon një bollëk të qelizave të bardha të gjakut dhe pothuajse plotësisht ka ndaluar së prodhuari qeliza të kuqe të gjakut. Mjekët e spitalit shtetëror në kryeqytet i rekomanduan mjekimin jashtë vendit.
Darda dhe nëna e saj nxituan të merrnin pasaportat dhe brenda tre ditësh ndodheshin në Selanik të Greqisë në një spital privat.
Ata përsëritën të gjitha analizat dhe konfirmuan diagnozat e saj. Mjekët krijuan menjëherë një plan trajtimi për fazën e parë. Darda do të marrë gjithsej tetë cikle kimioterapie gjatë muajve në vijim. Mjekët do të monitorojnë reagimin e trupit të saj ndaj trajtimit dhe pasi të përfundojë shtatë cikle të tjera, ata do të vlerësojnë nëse ajo ka nevojë për një transplant të palcës kockore. Falë Zotit familja Dhimo mundi të gjente një kujdes më të mirë!
Fatkeqësisht, kjo sjell një barrë të madhe financiare që ata nuk do të mund ta paguajnë kurrë në këtë jetë apo në tjetrën.
Vetëm cikli i parë kushtoi 8000 dollarë. Nuk mund të japim një shifër të saktë sepse shumë faktorë janë të paparashikueshëm, por gjithçka llogaritet të kushtojë 150,000 € (15,145,000 lekë). Ju lutemi merrni parasysh t’i ndihmoni këta prindër të shpëtojnë jetën e vajzës së tyre. Darda është një shpirt i sjellshëm dhe i dhembshur dhe drita e saj shkëlqen gjithmonë. Edhe në vazhdën e kësaj diagnoze dhe vështirësive fizike që ka hasur deri tani, ajo mbetet e palëkundur në besimin e saj. Ajo inkurajon këdo që takon dhe buzëqeshja e saj mund të ndriçojë edhe ditët më të errëta. Ajo ka zgjedhur një varg për ta ndarë me të gjithë ju: ‘Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet atij që më forcon’.
LINKU, KU MUND TË DHURONI PËR DARDËN
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.