Turistja ‘nxin’ Ksamilin, nxjerr pirgjet me plehra: “Sa turp(Video)

Aty vijnë turistë nga e gjithë bota. Madje e kanë cilësuar si ‘karaibet e Evropës’. Por duket se Ksamili ka edhe anën tjetër të medaljes. Me sa duket Ksamili “nuk i ka lënë shijet të mirë” një turisteje që zgjodhi të kalojë pushimet në jug të Shqipërisë. Turistja ka postuar në rrjete sociale një video kur tregon realitetin e hidhur me plehrat që hidhen vend e pa vend, edhe në Ksamil.

Edicioni ‘Instagram’ vs Realiteti në Shqipëri! Ndonëse më pëlqeu Ksamili për plazhet e bukura, më habiti pak edhe sasia e plehrave kudo anash rrugës. Sa turp”, shkruan Dian, e cila në video kritikon mënyrën sesi i menaxhon plehrat bashkia e Sarandës në Ksamil.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: