‘Çmenden’ shoferët në Korçë/ 3 të arrestuar pasi përplasën makinat nën efektin e alkolit…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Seat”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

J. L., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, Librazhd, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 29-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: