Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të afërsi të urës së Maliqit. Policia bën me dije se shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Aksident i frikshëm në aksin ‘Korçë-Pogradec’/ ‘Benz-i humb kontrollin dhe del nga rruga,plagoset shoferi… pic.twitter.com/a73xIEzUtj
— KorcaBlog.com (@korcablog1) August 2, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.