Balerini Kledi Kadiu është një prej qindra shqiptarëve të anijes Vlora që iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Itali. Që Italia dhe Shqipëria, dy vendlindjet e mia, kanë marrëdhënie të mira, vetëm mund të më kënaqë. Në Itali e gjeta shtëpinë time të dytë përmes kërcimit, por kam ende shumë lidhje me Tiranën ku jetojnë prindërit e mi dhe ku shkoj shpesh“ shprehet Kledi Kadiu, balerini dhe koreografi shqiptar,
duke komentuar pushimet e shkurtra të kryeministres italian Giorgia Meloni në Vlorë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
I lindur në Tiranë, Kledi gjeti popullaritet në Itali falë programit “Amici di Maria De Filippi.
Në Itali tashmë ka krijuar familjen e tij ku jeton me bashkëshorten Charlotte Lazzari dhe fëmijët Gabriel dhe Lea. Këtë verë bregdeti shqiptar u kthye në destinacion turistik i italianëve në këto ditë pushimesh verore.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.