Shqipëria kalon në avantazh ndaj Bullgarisë me një gol nga Laçi në minutën e 40 të pjesës së parë. Kombëtarja jonë po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.
41’ – Gooooool. Qazim Laçi u jep avantazhin kuqezinjve. Por çfarë bën Mario Mitaj, që lëviz në mënyrë perfekte shërben për Uzunin dhe më pas topi shkon te Laçi, që e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë.
LIVE SHQIPËRI-BULLGARI 1-0
41′ Laçi
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi
Trajner: Silvinjo
BULLGARIA: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.
Trajner: Nenad Krstajiç


