Një aksident i rëndë është regjistruar sot afër Kryeministrisë, pasi një mjet që qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një çift të rinjsh. Mësohet se vajza është dërguar me emergjencë drejt spitalit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë pas përplasjes së fuqishme.
Po ashtu mësohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.
Sakaq, raportohet se në automjetin tip “Mercedes Benz” udhëtonin dy djem.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.