Më 13 gushtin e këtij viti Raphael Dwamena i shënonte Interit në miqësoren që zikaltërit e fituan 4-2 kundër Egnatias në Itali. Sot, zikaltërit i dërgojnë mesazhin e ngushëllimit rrogozhinasve për ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit Dwamena në fushën e lojës. Kapiteni i Egnatias nuk i bëri ballë goditjes në zemër, duke sjellë trishtim në futbollin shqiptar.
FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Rafael Duamena, jemi pranë familjes dhe klubit Egnatia në këtë moment zie” shkruan Interi në njoftimin zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.