Është gjetur në plazhin e Durrësit trupi i pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar .Kufoma është pikasur nga kalimtarë të rastit në zonën e sektorit Iliria. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi, ndërsa policia po punon për ta identifikuar.
Sipas bluve të qarkut, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditën e sotme.

