Berati ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Qyteti ka marrë një pamje i rrethuar nga dritat shumëngjyrëshe dhe zbukurimet për festën e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes. Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook foto
Erërat e forta kanë përfshirë Greqinë këtë të shtunë. Sipas mediave greke, erërat kanë shënuar 8 deri në 9 ballë në det. Bazuar në këtë situatë, lundrimi është ndaluar në disa porte. Më konkretisht, në portin e Rafinës, anijet me destinacion janë ankoruar në ishujt e Cikladeve, ndërsa linjat Korfuz-Igumenicë, Lixouri Argostoli, Lefkada-Mytika Aitoloakarnania, Kyllini-Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia nuk funksionojnë.
Për shkak të erërave të forta janë ankoruar edhe anijet nga Volosi në Sporades dhe nga Kavala në Prinos Thassos.
Pasagjerët që do të udhëtojnë sot duhet të kontaktojnë autoritetet vendore të porteve dhe agjencitë turistike përpara nisjes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Shumë aksidente rrugore regjistrohen në aksin rrugor që lidh Qafë-Thanën me Pogradecin dhe Përrenjasin. Së fundmi edhe gazetarja e njohur Alma Cupi paralajmëron shoferët që në Qafë-Thanë të bëjnë kujdes ,pasi rruga
Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe. Ndersa Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e
z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”.
Ndeshja mes Denis Nurja-s në peshën 71 kg, ndaj kolumbianit Placido Ramirez nuk ka shkuar si duhet. Teksa Nurja ra në ring (qëndronte te litarët), Ramirez përfitoi, duke e goditur atë në fytyrë. Kjo mjaftoi që rreth 30 tifozë të futen në ring, duke shkaktuar kështu një kaos. Objektivi ishte gjuajtja ndaj Ramirez, pas një situate aspak të mirë në këtë sfidë.
Pavarësisht ndërhyrjeve, duke qenë se ishin shumë tifozë, Ramirez nuk ka shpëtuar pa pësuar goditje.
Sa i takon ndeshjes, ajo është ndërprerë, e për të cilën nuk ka fitimtar. Vendimi përfundimtar rreth fatit të ndeshjes u mor disa minuta pas episodit të shëmtuar. Takimi do të merret parasysh si i pazhvilluar, ndërsa ajo çka pamë me siguri që nuk i shkon aspak përshtat këtij sporti.
Video tashmë është bërë virale, teksa po shpërndaret gjerësisht në rrjetet sociale! Gjithashtu, vlen të përmendet se do ketë edhe sfida të tjera, Nelson Hysa përballet me Viktar Chvarkou për titullin WBC në eventin special të “BS Boxing”.
Rritet çmimi i fasules në Korçë, por jo vetëm . Buka e të varfërve” po ju kushton shumë shqiptarëve, të cilët ndër vite e kanë konsideruar si ushqim të rëndësishëm në tryezë. Këtë vit në Korçë fermerët prodhuan më pak fasule dhe kjo reflektohet edhe në çmimin e shitjes. Raportohet se në treg një kilogram fasule iu kushton qytetarëve 450 – 600 lekë nga xhepi i tyre.
Kjo shifër rekord sipas fermerëve vjen si pasojë
e faktit që ata nuk morën as gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar si pasojë e motit të paqëndrueshëm në fillim të verës i cili i dëmtoi bimët në fazën e çeljes dhe më pas të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.
Ndodhur në këto kushte, ku çmimi bëhet i papërballueshëm, konsumatorët po e zëvendësojnë fasulen vendase me atë që vjen nga Egjipti dhe që shitet me një çmim më ekonomik, 200 lekë për kilogram. Një altenativë tjetër që po “përqafohet” nga shqiptarët është edhe fasulja turke që shitet me 300 lekë për kilogram./top channel
Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj ka uruar shqiptarët në mbarë botën për kualifikimin e kombëtares në “EURO 2024”. Llakaj shprehet se kjo fitore dhe kjo kombëtare përfaqëson Shqipërinë e Madhe. Vellezer dhe motra, kudo qe ndodheni, jetoni dhe punoni…,ndajme bashke gezimin e ligjshem te kualifikimit te kombetares sone ne Euro 2024…,feste e ligjshme ne gjithe hapesirat shqipfolese.
Bravo cuna, bravo shqipe!
E kam thene dhe rithene…,kjo eshte “ Shqiperia e Madhe “
Zoti eshte me Ne”, shkruan ai.
Ndërkohë aktori kërkon që prezente në stadium dhe çdo festë, si himn i shqiptarëve të jetë kënga “Xhamadani vija-vija”.
“Ps…,ju lutem, ne nderim te heroit Adem Jashari, perulem thellesisht dhe me mirenjohje per vepren e Tij! Por nuk eshte kenga” Mora fjale “..qe mund te na bashkoj dhe te kthehet ne himn per shqiptaret…” Xhamadani vija-vija” eshte simbolika e hymnit perpos atij qe kendojme me shpirt e gjak…,Himni i Flamurit!
Këngëtari Korçar Stefi Prifti, ka rrëfyer si asnjëherë më parë vështirësitë e jetës së tij, familjen, humbjen e bashkëshortes si dhe divorcin e prindërve që në moshë të vogël. Në një rrëfim të ndierë, këngëtari ka treguar mbi ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij vite më parë, humbje e cila ka për të ka qenë një periudhë e vështirë. Ai ka treguar se pas kësaj humbjeje, ka gjetur ngushëllim tek dy vajzat e tij, si dhe tek muzika që bën.
Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm”, tha Stefi.
“Ka qenë dashuri më shikim të parë. Kemi pasur sakrifica për hatër të profesionit tim. Marina ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj. Ikëm, i lamë të gjitha këtu. Nisëm një jetë të re. Ndarja nga jeta ka qenë e vështirë, nuk shprehet me fjalë. Mos i ndodhtë askujt, por gjërat nuk janë në dorën e njeriut.
Kam vuajtur shumë vite më pas, jam përpjekur që energjitë i mia, stacioni im pas humbjes së Marinës të ishin vajzat, kështu e kam kaluar. Më ka ngushëlluar prania e tyre. Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm. Ata që janë muzikante dhe që e duan më kuptojnë shumë mirë. Arti të jep forcë, të mban gjallë në çdo situatë”, është shprehur ai në “Se luan topi”.
Ndër të tjera Stefi është ndalur dhe tek lidhja e tij e re, ku ka treguar me rezerva të mëdha mbi gruan që i ka rrëmbyer zemrën. Këngëtari ka treguar që vajzat e kanë mirëpritur lidhjen e tij, ndërsa shtoi se lidhja e tyre mbahet ë distance, dhe si e tillë sipas tij, ka vështirësitë e saj.
Nuk është kollaj t’u thuash dhe vajzave për një lidhje të re, por për fatin tim të mirë, kjo ndodhi pas shumë vitesh, nuk pata asnjë lloj ndjenje apo lidhjeje. Kështu që jam më fat që vajzat më mirëkuptuan. Lindi nëpërmjet një telefonate. Nuk është se unë kërkova që, as ajo. Nuk është ndonjë fansja ime, megjithatë ne vazhdojmë të jemi në distancë, nuk ndodhet në Shqipëri. Kjo ka vështirësitë e veta”, tha ai.
Kujtojmë se ai konfirmoi romancën e re me anë të një postimi në rrjetet sociale pak kohë më parë në ditën e lindjes së tij, ku publikoi foto teksa mban dorën në këmbën e partneres, por pa i zbuluar identitetin. Ai ka treguar dhe mbi prindërit e tij, të cilët janë divorcuar që ku ai ishte 4 vjeç, dhe se ai, vëllai dhe motra e tij kishin qëndruar me nënën. Këngëtari ka treguar se me babin ishte takuar por nuk e kishte falur për ndarjen nga nëna.
Stefi: Prindërit u ndanë kur unë isha 4 vjeç, motra 2 dhe Endri ishte në pelena. Nëna jonë vuajti në ato vite, ishte heroinë më tre fëmijë vetëm, por kemi pasur mbështetjen e familjarëve. Sa i përket lidhje së saj më babain tim nuk kam njohuri, sepse mamaja u largua shpejt nga jeta. Nëse do jetonte do e gjeja kurajën ta pyesja dhe të dija më shumë. SI është njohur me babain, si janë takuar, çdo gjë.
Pyetje: Me babain nuk keni pasur kontakt?
Stefi: Jo. Ne qëndruam në krah të nënës. Edhe sot, gjithë e drejta ishte në krah të nënës.
Pyetje: E ke takuar babain?
Stefi: E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është ajo që kam të vështirë t’ja fal.
I ndalur tek emigracioni në periudhën e vështirë të 1991-shit, Stefi tha se kur emigroi në Greqi, si të gjithë shqiptarët edhe ai është detyruar të bëjë punë të vështira për të mbijetuar, sikurse ishte mbledhja e domateve.
“Emigracioni, momenti i parë ishte edhe i çuditshëm dhe i vështirë. Ndonjëherë duhet edhe një fije fati dhe Endrin e kishim përcjellë pak muaj më parë. Endri kishte 6 muaj, ose më mirë të themi 5 sepse 1 muaj ndenji te kushërirat e mamasë si turist dhe e mbajtën ato në pëllëmbë të dorës.
Më pas ne iu lutëm atyre që t’i gjenin një punë sepse bëhej fjalë për në 1991-shin. Dhe Endri kishte 5 muaj që punonte punë të ndryshme, punë krahu, çfarë t’i dilte para për të jetuar. Në momentin që shkova unë, edhe unë po ti bësh bashkë të gjitha punët e mija, punova dy javë. Mund t’ju bëjë për të qeshur, por unë kam mbledhur domate dy herë dhe atë mbaj mend si punën fizike më të vështirë që kam bërë si burr në Greqi. Ishte një punë që nuk e bënin burrat por gratë”, tha ai në “Së luan topi”.
Ditën e sotme, artisti i njohur Korçar ka qënë i ftuar tek programi “Se Luan Topi”, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes. Stefi tregon me dhimbje se nëna u nda nga jeta në një moshë të re. Ai madje ka treguar se kurrë nuk ka patur kurajon ta pyeste arsyen se pse ishte divorcuar.
“Momenti më i sikletshëm ishte se unë udhëtoja cdo ditë në të njëjtin autobuz me babain tim dhe nuk i flisja. Madje një ditë rastisëm të uleshim përball njëri-tjetrin në autobuz dhe nuk folëm“.
Artisti ka shtuar gjithashtu se njëherë babai kishte kërkuar që ta takonte por ai nuk kishte pranuar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një spital në Britani, ku një shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në kujdes intensiv. Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill. Lajmi është konfirmuar vetëm ditën e sotme nga Home Office.
37-vjeçari Alfred Dosku, u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet. Shkak për arrestimin e 38-vjeçarit është bërë një iPhone 15 ku policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone.
The Guardian” raporton se shqiptari kishte tentuar të vriste veten rreth një javë më parë në qendrën e emigrantëve të paligjshëm “Brook House”, pranë aeroportit Gatwick.
Tashmë një shqiptare do të jetë në krye të një prej kompanive më të madhe të inteligjencës artificiale në botë, asaj të “OpenAl”. Me anë të një njoftimi zyrtar, bordi i drejtorëve të ‘OpenAI’ shprehet se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati
“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI,” thuhet në deklaratë.
Mira Murati ka pasur një rol kyç në zhvillimin e ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka revolucionarizuar mënyrën se si ndërveprojmë me makinat. Shqiptarja e talentuar, Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, teksa është rritur në një qytet të vogël.
Pasioni dhe fiksimi për shkencën e teknologjinë e kanë shoqëruar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj deri më tani.Ajo vazhdoi studimet për informatikë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Ndërkohë që pas përfundimit të studimeve universitare, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një diplomë Master në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Dartmouth.
Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Berat, pasi është hedhur nga kati i pestë i pallatit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”. 50-vjeçari dyshohet se ishte gjendje të rënduar psikologjike, teksa është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Ali Rama 50 vjeç, për pasojë ka humbur jetën.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi Ali Rana prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në vijim të informacioneve të dhëna më datë 17.11.2023, që bëjnë fjalë për largimin nga banesat e tyre respektive, të shtetaseve A. H., 38 vjeçe, banuese në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe Z. H., 80 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll, ju informojmë se këto shtetase u gjetën, ku 38-vjeçarja deklaroi se është larguar me dëshirën e saj nga banesa,
ndërsa 80-vjeçarja ju dorëzua familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj me emrin e artit ‘Stresi’, në një rrëfim të gjatë për jetën e tij, ka treguar edhe një episod dhune që ai shprehet se i ka ndodhur në klasën e parë. Në një rrëfim për Rozana Radin, reperi ka zbuluar se gjatë kohës që ka qenë në klasë të parë, mësuesja e ka dhunuar shumë. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve politike të familjes së tij.
Në klasë të parë, zysha Xhemile Kanani më ka rrahur shumë se ishte kundër familjes time dhe lëvizjes…
më ka rrahur jashtëzakonisht dhe ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Unë jam rrahur shumë nga ajo mësuese, pastaj në klasë të dytë e mbaj mend babanë që vinte më merrte te shkolla, dhe më pas u desh të shkëputeshim për arsye politike…”, është shprehur Stresi.