Specialistët e Seksionit të ZMPKT të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 45 vjeç, banues në Resnjë, Maqedonia e Veriut, pasi gjatë verifikimit dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip “Porsche” që drejtonte ky shtetas, u konstatua se numri i shasisë ishte hequr
dhe zëvendësuar me një numër tjetër, të dyshuar të falsifikuar.
