‘Shkrimtar më i mirë se humorist’/ Luiz Ejlli i përgjigjet ashpër Ermal Mamaqit…

Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqin për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar. Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, u përgjigj Ermali.

Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje.

Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari në ‘Më lër të flas’.

Kujtojmë se një vit më parë, Ermal Mamaqi botoi librin e tij, “Në garë me veten”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.