Aksident i rëndë ,makina bie në kanal…

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjës. Automjeti drejtohej nga Elnis Allkanjari. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë pasi makina përfundoi në kanal.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.