Njihuni me Filipinen që jep mësim në Tiranë: “Erdhi për pushime, tani punon si mësuese matematike…

Areej Ludo është 25 vjeçe. Prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri. E reja filipineze ushtron profesionin si mësuese matematike në Tiranë. Shqipëria ishte për të si një dashuri me shikim të parë, kur erdhi për pushime dhe më pas vendosi të vinte për të punuar. Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë.

Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mirëpritja e njerëzve.

Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha”.

Areej thotë se po përshtatet shumë mire me Tiranën ku ka ardhur verën e kaluar.

“Duke marrë parasysh se unë jam e re këtu, unë po përballem me shumë sfida. Mirëpo po mësoj shumë gjëra këtu edhe jam duke e shijuar në të njëjtën kohë. Për aq kohë që kam etje për të mësuar sa më shumë dhe të argëtohem këtu, do të kemë gjithmonë gjëra për të eksploruar. Kohën e lirë mudohem ta shfrytëzoj duke bërë shëtitje, duke u marr me sport. Ndonjëherë, luaj tenis me shokët e mi madje shkojmë edhe për hiking”.

Në pak kohë që ndodhet në Tiranë, e reja thotë se mikpritja e shqiptarëve e ka bërë të ndihet si në shtëpinë e saj.

“Këtu në Shqipëri pa diskutim më pëlqejnë bukuritë natyrore. Por dua të nënvizoj mikpritjen. Ndihem si në shtëpi këtu. Prej muajit tetor punoj në Tiranë si mesuese. Kam bërë shumë miq”.

Teksa është duke i eksploruar të gjitha, ushqimin e saj të preferuar nuk heziton të na e tregojë.

Vendlindja i mungon, por rikthimin tani për tani nuk e mendon. “Më mungojnë ishujt Filipine vërtet. Kultura, koha dhe familja. Por këtu gjeta miq, që i kam si familje. Për momentin nuk e mendoj që të kthehem, vetem për pushime do shkoj”.

Dashuria që i japin fëmijët e bën ta dashurojë profesionin e mësueses, dashur të cilën e ka trashëguar nga nena e saj.

“Dua byrek”.

“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë./abcnews.al

“E kam vuajtur si kafshë”, Alfio flet në Big Brother për ndarjen nga gruaja…

Së fundmi Meri e ka ngacmuar Alfion në BB VIP për ndarjen nga Fatama dhe ky i fundit u shpreh se e ka vuajtur shumë.“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi qenë gjashtë vite bashkë. E kam vuajtur si kafshë këto dy vite pas ndarjes. Fakti që e di që je ndarë dhe nuk kthehesh dot më jo për ego por se nuk funksionon më të bën të vuash”, tha banori i “Big Brother VIP 3”.

Kujtojmë se dyshja kanë një djalë së bashku për të cilin kujdesen të dy dhe mundohen që divorci të mos lërë trauma për të.

Me dy pëllëmbë dëborë u gdhinë çatitë, si lindin netëve të dimrit përrallat…

Nga Vangjush Ziko:

DY POEZI PËR KORÇËN
KORÇËS
Sikur mos kisha pirë ujin tënd
Në prozhmet e Moravës të filtruar.
Sikur mos kisha shkelur mbi kalldrëm
Prej dorës së korçares të pastruar.

Sikur mos isha ulur një mëngjese
Në ato bango të Mësonjëtores,
Të nxëja ato shkronja t’ abecesë
Të shkruara me gjak të kuq shënjtorësh.

Sikur mos kishte dehur shpirtin tim
Një serenatë e ëmbël mandoline,
S’ do kisha pjekur, mbase, një agim
Binjaket Dashuri dhe Poezinë.

Sikur mos ishe Ti, un’ jam i bindur
Në jetë e në botë duke u endurr,
S’ do mbaja unë lart kokën e thinjur,
O djepi dhe varri im i dhembsur.

DIMËR NË KORÇË
Dritaret u gdhinë me dy gisht okitë
Nga avulli i levenxeve dhe shtretërve.
Me dy pëllëmbë dëborë u gdhinë çatitë
Mbuluar me ëndrrat e ngrohta të njerëzve.
Drurët, pleq të kërrusur flokëbardhë,
U ngarkuan me mallin e njomë të fletëve.
Kangjellat, shkopinj magjikë radhë-radhë,
Kujtuan zjarrin e farkave të koveçëve.
Tërë dheu u zbardh. Malet shkrepëtinë,
Qielli u hap të shohë qielli çudinë,
Të shohin sytë figura, reflekse të rralla
Si lindin netëve të dimrit përrallat.

Megaoperacioni tempulli/ 32 të arrestuar në Korçë, sekuestrohet rreth 5kg drogë (Video)

Qarku Korçë / Në vijim të fazës së dytë, të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Korçë, për periudhën dhjetor 2023-janar 2024, janë vënë në pranga 32 shtetas dhe konkretisht:

-Janë ekzekutuar 10 urdhra ndalimi.
-Janë ekzekutuar 9 masa sigurie “Arrest në burg”.
-Janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas.
-Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

Megaoperacioni vijon njofton policia.

Operacioni tempulli/ Arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak, merrej me drogë…

Sot është zhvilluar një operacion i madh në shkall kombëtar, ku janë arrestuar një numër personash, të dyshuar për narkotrafik. Operacioni “Tempulli” në Elbasan, ka kapur edhe një anëtar të Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Franko Hakilja që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

Franko Hakilja ka rënë në pranga nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit policor “Tempulli” janë arrestuar 273 persona gjatë 24 orëve në të gjithë Shqipërinë, të dyshuar si shpërndarës dhe prodhues të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.

Djemtë e biznesmenëve vr*sin 18-vjeçarin Shqiptar me shkopa bejsbolli(Pamje rënda)

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë të Kosovës më 14 janar, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy të rinj. Pas vdekjes së tij dy ditë më parë në QKUK, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, është mësuar se autorët e ngjarjes së rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.

Sipas mediave të Kosovës, dy adoleshentët janë djem biznesmenësh në Podujevë. Besim Kadriu babai i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie sigurie.

Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.

Vrasja e Lulzim Fejzullahut ka tronditur publikun e gjerë, ndërsa dy të dyshuar të mitur janë arrestuar.

https://x.com/korcablog1/status/1749516795369652574?s=46

Video:

Kiara Tito ndan lajmin e trishtë….

Dita e sotme ka qenë tepër e hidhur për moderatoren e njohur, Kiara Tito, e cila ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram një lajmë të trishtë. Përmes një postimi të bërë në Instastory, moderatorja e njohur ka zbuluar se ka ndërruar jetë kushuriri i saj, në një moshë shumë të re.

Teksa ka publikuar një fotografi të kushuririt të saj të ndjerë, Tito shkruan:

“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”.

“Do hidhem nga ballkoni”/ Roza Lati acarohet keq me banorët në “Big Brother VIP”: “Të vrasin natën e qajnë ditën

Roza Lati është prekur nga fjalët e banorëve, të cilët thanë se ajo është shtriga në “Big Brother VIP”. Gjatë një bisede me Ilnisën, moderatorja tha që ndihet shumë keq që banorët e kanë cilësuar si shtrigë, pasi të gjithve iu ka dhënë cigare kur nuk kanë pasur.

Roza tha që brenda shtëpisë ka të tjera shtriga që të vrasin natën e qajnë ditën.

Iu dhashë cigare të gjithëve, tregova këtë zemërgjerësinë time dhe shiko se çfarë mora mbrapsht. Do hidhem nga ballkoni. Se ka të tjera që janë shtrigat e borëbardhës që të vrasin natën e qajnë ditën. Nuk jam unë, jo te radha ime zemër.”- tha moderatorja e mërzitur.

‘Të gjithë gati valixhet, nesër’ / Big Brother ndëshkon banorët ,vjen zarfi…

Pak minuta më më parë, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, ka mbërritur një zarf i kuq. Zarfi u lexua nga Romeo Veshaj dhe u bëri të ditur banorëve ultimatumin e “Vëllait të Madh”.

Në zarf thuhej: “Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e Vëllait të Madh si pëshpëritja, mbajtja e syzeve, dialogu në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë. Mbi të gjitha që publiku të respektohet. Vëllai i Madh është i detyruar të marrë masa prandaj nga ky moment të gjithë duhet të filloni të bëni gati valixhet. Vendimin do ta mësoni nesër”.

Aulona Musta: “Ky vend ka nevojë për shtëpi publike….

Gazetarja e njohur, Aulona Musta, identifikohet tashmë si një personazh publik që shpreh hapur mendimin e saj, pavarësisht se shpesh herë i është dashur të përballet me kritika dhe sulme të panevojshme. Mbrëmjen e kaluar, Musta ka marrë një mesazh në profilin e saj zyrtar në Instagram, në të cilin një ndjekëse i kërkon gazetares të bëjë publike faktin se ka ardhur koha që në Shqipëri ta hapen shtëpitë publike,

në mënyrë që njerëzit që kanë nevoja personale të shfryhen por jo duke ngacmuar fëmijët.

“Përshëndetje Aulona. Mendoj se juve mund ta bëni publike se në kohën e sotme ka ardhur koha që në Shqipëri të hapen shtëpitë publike se kjo është një arsye që njerëzit janë shkalluar por fëmijët janë viktimat në këtë rast jo moshat e rritura dhe seriozisht duhet të hapen të tilla në Shqipëri të licensuara për njerëzit me nevoja të tilla”.

Moderatorja ka zgjedhur që ta bëj publik këtë mesazh të marrë në inbox-in e saj, madje duke rënë totalisht dakord me mendimin e ndjekëses.

“Totalisht dakord me këtë mesazh që më erdhi! Ky vend ka nevojë për shtëpi publike të legalizuara, të shkojnë të shfryhen këtë meshkuj të frustruar, që gjithë ngarkesat seksuale që kanë, i shfryjnë në përdhunime dhe dhunë fizike”, shkruan Aulona në Instastory.

Ngrihet alarmi në Korçë :”Jo vetem të rrinjtë që ikën, por shumë shpejt s’do kete me as biznese(Video)

Nga Tva | Joq Albania

Kryeqendra e juglindjes se vendit Korça duket se po boshatiset dita dites si shume qarqe te tjera te vendit. Nuk eshte lotaria amerikane që po largon korçaret nga vendlindja e tyre, por gjendja e rende ekonomike që po i detyron te mbyllin bizneset dhe të ikin. Nga të dhenat e Bashkise Korçë per vitin 2022, rezulton se te registruara kane qene 417 biznese, nderkohe qe vetem nje vit me pas ne fund te 2023 numri i tyre ra ne 333. Sikur te mos mjaftonte kjo, edhe 205 biznese te tjera kane aplikuar per ç’regjistrim biznesi ne vitin 2023.

Sipas esperteve te ekonomise, shkak i kesaj gjendje eshte inflacioni, kostot e larta te mbajtjes se biznesit, emigrimi i te rinjve jashte vendit dhe kursi i kembimit valutor.

Numri me i madh i ketyre bizneseve jane kryesisht biznese te vogla, te cila nuk po mund te mbijetojne pavaresisht numrit te konsiderueshem te turisteve që vizitojne Korçën ne stinen e dimrit.

Inflacioni i ka shtuar koston ketyre bizneseve, te cilat ne shumicën e rasteve jane dhe i vetmi burim te ardhurash per pronaret e tyre. Mbeshtetja financiare dhe ndryshimi i politikave te zhvillimit rajonal jepen si rrugezgjidhje nga Junada Sulillari pedagoge e Fakultetit Ekonomik ne Korçe, e cila shprehet se pjesa me e madhe e te rinjve nuk ka nxitje ose motivim per krijuar nje biznes qe te kthehen ne sipermarres.

Prej vitesh Korça ka humbur mijera te rinj qe jane larguar ne Greqi, Maqedoni, ne drejtim te vendeve perëndimore dhe BE. Situata duket e zymte dhe per disa vite te tjera, ku kryeqendra e juglindjes parashikohet te kete nje ulje me te madhe te duke shuar papunesine ne qytet dhe veshtiresuar jetesën e banorëve.

Video:

https://www.facebook.com/share/v/tx8oYiSdoqUZBaLF/?mibextid=KsPBc6&startTimeMs=83000

Vrau kunatin pasi i p*rdhunoi të bijën ,kthehet në paraburgim Shqiptari….

Një javë pasi Gjykata e Volos caktoi masën “arrest shtëpie” për Fatmir Talellarin, 50-vjeçarin, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij, Prokurori e ka rikthyer atë sërish në qeli. Sipas mediave vendase mësohet se kërkesa e Prokurorit u aprovua nga anëtarët e Këshillit të Kundërvajtjeve të Volos dhe vendosi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili vrau me armë zjarri Erjon Pelivanin, pasi ky i fundit vite më parë i kishte përdhunuar vajzën, ndërkohë vijonte ta shantazhonte për t’i zhvatur para.

Ai pritet të qëndrojë në ambientet e paraburgimit deri në seancën e radhës.

Deri më sot, 50-vjeçari shqiptar qëndroi në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes Prokurorisë dhe Hetuesit.

Fatmir Talellari qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Erjon Pelivani të mërkurën e 10 janarit, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën që prej moshës 9-vjeçare. 50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të marrë një vendim të dytë.

Në momentin që Gjykata e Volos cakoti masën “arrest shtëpie” për shqiptatrin, vajzat e 50-vjeçarit “shpërthyen” në lot gëzimi. Më herët avokati mbrojtës i Fatmir Talellarit tha se klienti i tij nuk kishte si qëllm ta vriste, por që viktima të rrëfente të vërtetën.

Ishte për kurim në Itali/ Humb jeten në moshën 58-vjeçare këngëtari i njohur…

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeç ,këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini. Këngëtari ka humbur betejën me një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve. Familja Nuredini dhe miqtë e tij kanë njoftuar lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të papritur.

Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme.

Në karrierën e tij artistike, Nevruz Nuredini ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen videoklipet ,”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë ,herë dhe Keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj .