Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, në një kompani të huaj. Konkretisht, bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”. Në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe 3 autoambulanca. Ku dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punës që kryhen brenda saj.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
