Një automjet në Pirg ,te Maliqit është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se zjarri në automjetin e parkuar në fshatin Pirg, të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2024, rreth orës 07:55, në fshatin Pirg, Maliq, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
