E rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në Bashkinë e Korçës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar arrest kardiak. Kanë qenë vetë prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën, por 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Këtë mëngjes, shkolla e mesme “Ymer Dishnica”, ka mbajtur një minutë heshtje , ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar të riun Calo ,si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.

Reagimi i shkollës;

Stafi mësimor dhe nxënësit e shkollës sonë humbën sot një nga nxënësit më shembullorë,në mënyrë të papritur.

I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Callo ! Të qoftë dheu i lehtë , i miri Klarenc! Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona . 

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: