Dëbora “zbardh” Shqipërinë, ja si është gjendja e rrugëve nga jugu në veri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informacion mbi situatën e akseve rrugore, për shkak të motit të keq. Ministria bën të ditur se të gjitha akset rrugore janë të hapura, ndërsa grupet e mirëmbajtjes ndodhen në terren. Gjithashtu këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre të jenë të pajisur me goma dimërore, të lëviznin me shpejtësi të reduktuar,

si dhe të ndjekin me përpikmëri thirrjet e autoriteteve të cilat ndodhen në terren.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme i gjithë territori i vendit ka qenë nën prezencën e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Grupet e mirëmbajtjes, prej orëve të para, kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për të siguruar dhe garantuar vijimin e qarkullimit pa asnjë problematikë. Këshillohen drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre të jenë të pajisur me goma dimërore, të lëviznin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin me përpikmëri thirrjet e autoriteteve të cilat ndodhen në terren.

Reshje dëbore janë shënuar në segmentet dhe akset rrugore:

-B.Curri – Valbonë

-Ura Bujan -Qafë Morinë

-Sopot – Kam

-Sopot – Kerrnaj

-Qafe Mejdan- Shipshan

-B.Curri – Fierzë

-B.Curri – Cerrnice

-Dushaj – Lekbibaj

-Qafë Mali – Fierzë

-Kuben – Vasie

-Qafë Thore.

–Bogë – Theth, është bashkëpunuar me policinë për të ndërprerë qarkullimin në zonën e Qafë Thores, pasi si rezultat i reshjeve ka rrezik për rënie orteqesh.

-Skuraj-Peshkopi, ka pasur rënie gurësh.

Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar edhe në zonën e juglindjes dhe jugut.

– Steblevë

– Kapshticë dhe Qafë Thanë, ku ka pasur edhe erë të fortë

– Llogara

– Në aksin e Dardhës dhe Voskopojës

– Në Qafën e Qarrit po bie reshje shiu (borë e lagur) shoqëruar me erë.

– Valare- Erind- Çajup.

Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe kontraktorët ndodhen në terren ku po punohet për menaxhimin e situatës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.