Skënderbeu mposht Teutën me përmbysje ,Rashica sjell festën në Korçë…

Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-1. Kjo ishte dhe fitorja e parë për Ernest Gjokën me bardhekuqtë në kampionat, teksa nga ana tjetër Devolli debutoi me humbje në stolin e durrsakëve. Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë. Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin.

Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR.

Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pas Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65-të. Dhe ky një episod që u pa me VAR.

Një tjetër karton i kuq ishte rezervuar, ndërsa Karabeci mori të verdhin e dytë. Më pas për të bërë heroin te Skënderbeu mendoi Rashica.

I ardhur nga stoli, sulmuesi që do largohet, shënoi golin e përmbysjes. Tashmë bardhekuqtë kanë 19 pikë në vendin e fundit. Në anën tjetër Teuta numëron 23 pikë dhe mban vendin e shtatë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SKËNDERBEU 2-1 TEUTA 

37′(p) Bismark, 79′ Rashica – 9′ Lloci

Amaneti i Janullatosit: Më varrosni në Shqipëri

Trupi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij. Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e të shtunës në moshën 95-vjeçare, teksa po kurohej në një spital të Athinës.

Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës./a2

Kisha Ortodokse tregon përse ndërroi jetë kryepeshkopi Janullatos

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u shua në moshën 95-vjeçare, pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Postimi i plotë:

Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!

Ndërron jetë kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist.

Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

Makina bie në liqen, humb jetën tragjikisht 25-vjeçarja shqiptare /Familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

25-vjeçarja shqiptare Agnesa Shukulli humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë më 20 janar 2025. Makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Sipas mediave të huaja, kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndësa tjetri ishte ende brenda makinës.

Të dy personat u shpëtuan, tha policia,

duke shtuar se si djali dhe vajza u dërguan në spital. Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve por ndërroi jetë në spital. Në nëntor të 2021, Agnesa shkoi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë që fatkeqësisht nuk përfundoi e tillë.

Familja po përballen edhe me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri, në mënyrë që të prehet në paqe në atdheun e saj. Ata kanë hapur një GoFundMe për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.

Gazeta greke: “Ishullin e Sazanit si edhe Pustecin ia falëm ne Shqipërisë, ishte gabim i madh!

Në Greqi kanë nisur polemika mediatike për ishullin e Sazanit duke ngritur pretendime publike se ai ishull i përkiste grekëve dhe se në mënyrë të gabuar e të papranueshme, iu fal Shqipërisë dhe se u kërkua rikthimi i tij, por kjo gjë nuk ndodhi. Nën titullin “Tokat që Greqia i dorëzoi vendeve fqinje nga viti 1912 deri në vitin 1925”, gazeta greke me ndikim të gjerë në vend,”Protothema”, publikon një analizë të gjatë ku thotë se ka fakte të shumta që provojnë dhe dokumentojnë këtë proces.

Gazeta përmend se jo vetëm Sazani, por edhe krahina të tjera si ishujt e Prespës së Madhe Shqipërisë e Serbisë, Thraka Lindore dhe trekëndëshi i Karagacit, Turqisë, si dhe fshatrat e zonës së Maqedonisë greke, iu dhanë Shqipërisë në vitin 1924.

Duke u ndalur te Sazani, gazeta veçon: “Më 5 maj 1914, kryeministri grek Eleftherios Venizelos paraqiti në parlament një projektligj me dy nene, në të cilin përcaktohej dorëzimi i Sazanit. Projektligji u miratua më 9 maj 1914, u ratifikua më 5 qershor dhe u botua në Gazetën Zyrtare më 7 qershor 1914. Brenda një muaji, ishulli iu dorëzua autoriteteve shqiptare, ndërsa forcat greke u larguan”.

Por, sikurse vë në dukje Protothema, Venizelos u pendua për atë që bëri dhe kërkoi rikthimin e Sazanit, gjë që nuk ndodhi.

Ajo që dihet nga historia është se, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike, përgjatë shekujve Sazani ka qenë nën kontrollin e romakëve, bizantinëve, osmanëve, venecianëve, britanikëve, grekëve, italianëve dhe më në fund iu dorëzua Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por sot, Greqisë duket se i është hapur oreksi sërish duke shpërndarë në publik të dhëna që kthehen pas në kohë të cilat shfaqin pretendime territoriale.

Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 1400 hektarësh. Aktualisht 45 hektarë i janë dhënë dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës Ivanka Trump. Ai thotë se do të ndërtojë një resort luksoz me investim 1.4 miliardë dollarë amerikanë.

Më poshtë lexoni pjesë nga publikimi që ngjall polemika.

Autori Mihal Stuka pohon në analizën e tij se “gjatë dekadës së viteve 1910, me Luftërat Ballkanike dhe pjesëmarrjen e Greqisë në Luftën e Parë Botërore në anën e Aleatëve, Greqia e zgjeroi ndjeshëm territorin e saj”.

Ndërsa shton: “Megjithatë, gjatë periudhës midis viteve 1912 dhe 1925, Greqia i “fali” territore që i përkisnin asaj, shteteve fqinje, shumicën pa asnjë presion.

“Ishujt e Prespës së Madhe që Greqia ia dorëzoi Serbisë dhe Shqipërisë (1912–1913)”

“Në liqenin (Prespa e Madhe) kishte dy ishuj: më i madhi, i Shën Pjetrit (Grad), dhe më i vogli, i Shën Palit (Mali Grad). Ishin dy ishuj të pabanuar dhe të shkretuar, të cilët megjithatë mbanin mbetje të monumenteve mesjetare. Deri në vitet 1912–1913, i përkisnin Greqisë, kur ishulli i Shën Pjetrit iu dhurua Mbretit të Serbisë, Petar, dhe ishulli i Shën Palit iu kalua shqiptarëve”, thuhet në publikim duke cituar informacione në faqen zyrtare të Ministrisë greke të Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit, si dhe në enciklopedinë PAPYROS–LAROUSSE–BRITANNICA.

Sot, Serbia nuk zotëron pjesë të liqenit të Prespës së Madhe. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një pjesë e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut. Ishulli i Shën Pjetrit quhet sot Golem Grad (“Fortesa e Madhe” në gjuhën sllave) dhe është i njohur gjithashtu si Snake Island (“Ishulli i Gjarpërinjve”). Ai ka një sipërfaqe prej 200 hektarësh dhe u hap për turistët në vitin 2008.

Ishulli Maligrad (Shën Pali) që iu dha Shqipërisë

Ishulli Maligrad (Shën Pali), i cili iu dha Shqipërisë, ka një sipërfaqe prej 50 hektarësh, shumë shpella, mjaft pemë dhe plazhe të vogla. Në këtë ishull ndodhet kisha e famshme e Shën Mërisë, e ndërtuar nga fisniku serb Kesar Novak në vitin 1369. Në këtë kishë ndodhen freska të familjes së Novakut, ku përfshihet edhe gruaja e tij greke, Kalia. Gjithashtu, aty gjenden mbishkrime dhe dedikime në greqisht.

Me shumë gjasa, ishujt u dorëzuan vendeve fqinje nga Mbreti Gjergji I, si pjesë e një praktike të ndjekur nga monarkët e asaj kohe dhe më parë. Megjithatë, këto ishuj nuk ishin pronë e tij dhe, pavarësisht mënyrës së dorëzimit, kjo përbën një gabim të madh”, thuhet në analizën e Protothema.

Sazani: Dorëzimi me një ligj dhe dy nene që u bë për Shqipërinë

“Një histori vërtet e dhimbshme është ajo e dorëzimit të ishullit Sazan, që ndodhet në Gjirin e Vlorës. Duke u bazuar në të dhëna historike të pakundërshtueshme dhe në marrëveshjen me të cilën Ishujt Jonianë iu dhanë Greqisë nga Britania e Madhe në vitin 1864, Sazani i përkiste në mënyrë të qartë Ishujve Diapontianë (Othonoí, Mathráki, Erikoúsa etj.).

Megjithatë, në kohën kur ushtria greke po çlironte Epirin e Veriut, kryeministri grek Eleftherios Venizelos iu nënshtrua presioneve të mëdha për të ndalur avancimin dhe për të dorëzuar Sazanin – “çelësin e Adriatikut” – në Shqipëri. Këto presione vinin kryesisht nga Italia, e cila e konsideronte praninë greke si kërcënim për interesat e saj në Ballkan dhe Adriatik.

Më 5 maj 1914, Venizelos paraqiti në parlament një projektligj me dy nene, në të cilin përcaktohej dorëzimi i Sazanit. Projektligji u miratua më 9 maj 1914, u ratifikua më 5 qershor dhe u botua në Gazetën Zyrtare më 7 qershor 1914. Brenda një muaji, ishulli iu dorëzua autoriteteve shqiptare, ndërsa forcat greke u larguan.

Pasojat:

Greqia humbi një pikë strategjike shumë të rëndësishme në Adriatik; Familjet vllahe të mbetura në ishull u masakruan nga bandat e armatosura shqiptare më 16 korrik 1914, duke shkaktuar një tragjedi të madhe.

Venizelos më vonë e pranoi këtë gabim dhe në vitin 1929 kërkoi kthimin e Sazanit dhe Epirit të Veriut, por pa sukses.

Fshatrat e Maqedonisë të dorëzuara Shqipërisë në vitin 1924

Kufiri greko-shqiptar u përcaktua me Protokollin e Firences më 17 dhjetor 1913. Në prill të vitit 1924, pas presioneve italiane, Greqia ishte e detyruar t’i dorëzonte Shqipërisë jo vetëm Epirin e Veriut, por edhe 14 fshatra të rajonit të Florinës dhe Kastorias, që ishin nën administrimin grek që nga viti 1912.

Fshatrat që u dorëzuan ishin: Ano Gorica, Verniki, Globocani, Zagradeci, Zaroska, Kapestica, Kato Gorica, Leska, Pusteci, Rakica, Sulen, Sueci, Terstenik dhe Çerie. Dorëzimi përfundimtar i këtyre fshatrave u ratifikua më 27 nëntor 1925, me Protokollin e Dytë të Firences, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Greqisë.” thuhet në artikull.

Dikur Korça e pazari i vjetër i mbushur me tregtare e kliente, sot i braktisur

Fotoreporteri Giovanni per Korcablog.com !

Tregime nga Shqipëria:

Simone kaloi të gjithë muajin dhjetor tëvitit 2024 duke eksploruar Shqipërinë, një vend magjepsës dhe afër Italisë, por që për shumë kohë ka mbetur në periferi tëvëmendjes kolektive. Në këtë qoshe të Ballkanit, ku e kaluara dhee tashmja ndërthuren harmonikisht, shqiptarët kërkojnë një lidhjetë fortë me vende që shihen si strehë të sigurta dhe mundësi përnjë të ardhme më të mirë.

Ky është i pari nga një seri reportazhesh fotografike të dedikuaraShqipërisë, me fokus të veçantë në qytetin e Korçës, një vend i pasur me histori dhe tradita.

Të shpëtojmë tregun e Korçës

E fshehur midis kodrave lindore të Shqipërisë, Korça është njëqytet që magjeps me atmosferën e saj të pezulluar në kohë. Këtu, aroma e bukës së sapo pjekur përzihet me tingullin e hapave mbirrugicat e shtruara me kalldrëm, duke evokuar autenticitet dheqetësi.

E vendosur disa kilometra larg kufirit me Maqedoninë e Veriut, kjo qytetëz shpesh quhet “djepi i kulturës shqiptare” përkontributin e saj të rëndësishëm në historinë, artin dhe letërsinë e vendit. Me rrënjë që shtrihen deri në lashtësi, Korça ka kaluarshekuj dominimesh nga kultura të ndryshme, si bizantinet, osmanët dhe italianët, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme nëarkitekturën dhe shpirtin e qytetit.

Dikur një pikë kyçe tregtare, Korça është e njohur përtrashëgiminë e saj kulturore të pasur dhe për lagjen e saj tregtareikonike. Për shekuj me radhë, kjo zonë ka qenë zemra e gjallë e jetës së qytetit. Duke ecur nëpër rrugicat e saj të shtruara, ndjennjë energji të veçantë, një ndërthurje të së kaluarës dhe së tashmesqë e bëjnë këtë vend një thesar që duhet ruajtur.

E vendosur në perëndim të qendrës së qytetit, lagjja tregtarendahet në tre zona kryesore: pazari i vjetër, i njohur lokalisht si Pazari i Vjetër, që përfaqëson lagjen historike osmane ku dikurlulëzonin dyqanet artizanale; një pjesë më moderne që strehonstenda dhe dyqane për blerje të përditshme; dhe një shesh kryesorqë sot është i pushtuar nga një qendër tregtare e rrënuar dhe ngashumë bare e restorante.

Në të kaluarën, pazari i vjetër ishte një pikë takimi i gjallë përtregtarët nga Turqia, Greqia dhe Italia. Këtu shkëmbeheshin erëza, tekstile dhe produkte artizanale, duke krijuar një mozaik kulturashdhe produktesh. Sot, megjithatë, shumë nga dyqanet dhe ndërtesate pazarit janë në gjendje të braktisur ose të neglizhuar, një dëshmie dukshme e rënies ekonomike dhe sociale të kësaj pjese të qytetit.

Në vitin 2015, një projekt ambicioz restaurimi u përpoq tëringjallte pazarin e vjetër. Fasadat historike u restauruan dhe u krijuan hapësira të rehatshme për vizitorët. Por, pavarësisht këtyrepërpjekjeve, pazari vazhdon të luftojë për të mbijetuar si njësimbol i traditës shqiptare.

Gjatë qëndrimit tim në Korçë, pata privilegjin të eksplorojapazarin për pesë ditë. Me pritshméri të larta, imagjinoja të gjeja nëpjesën e vjetër gjallërinë e dyqaneve artizanale të së kaluarës, por realiteti rezultoi ndryshe. Nga 300 dyqanet që dikur gjalloninpazarit, sot janë të hapura vetëm disa, ndoshta pesë deri në dhjetë. Rrugicat, dikur plot tregtarë dhe klientë, tani duken pothuajse tëbraktisura. Zemra rrahëse e pazarit duket sikur është ndalur.

Kjo rënie është rezultat i një fenomeni që ka prekur thellëShqipërinë: emigracioni. Shumë artizanë dhe tregtarë kanë lënëvendin në kërkim të mundësive më të mira jashtë, duke marrë me vete dijen dhe traditat e tyre. 

Gjatë vizitës sime, takova vajzën e një artizani, e cila më tregoi në një anglishte të përkryer se askushnuk dëshiron të ndjekë gjurmët e prindërve, pavarësisht se familjae saj ka menaxhuar një dyqan tekstilesh për më shumë se 100 vjet. Ajo më besoi se, sapo të përfundonte studimet, do të bashkohejme motrën e saj në Gjermani për të kërkuar një jetë të re. Të rinjtëstudiojnë gjuhë të huaja për të emigruar dhe për të ndërtuar një tëardhme larg.

Modernizimi i stilit të jetesës ka përkeqësuar më tej krizën e pazarit të vjetër.

Me ndryshimin e zakoneve të përditshme, shumëbanorë të Korçës preferojnë prakticitetin dhe shpejtësinë, dukeneglizhuar dyqanet tradicionale artizanale. Produktet industriale, shpesh më të lira dhe lehtë të gjetshme, kanë pushtuar aktivitetettregtare, duke zëvendësuar prodhimet tradicionale që dikur ishinsimbole të ekselencës dhe krijimtarisë. Këto ndryshime kanë lënërrugicat e lashta të pazarit, me mbi 400 vjet histori, bosh dhe pashpirtin e gjallë që i karakterizonte dikur.

Pazari i vjetër nuk është vetëm një vend fizik, por një zemër qërreh dhe tregon historinë dhe rrënjët e Korçës. Ai përfaqëson njëndërthurje të tregimeve, kulturave dhe traditave që rrezikojnë tëharrohen. Zhdukja e tij do të privonte Shqipërinë nga një ngasimbolet e saj më autentike, duke lënë një boshllëk kulturor dheidentitar.

Të shpëtosh pazarin do të thotë të përqafosh rrënjët dhe tëkujdesesh për një trashëgimi të paçmueshme. Është një thirrje përpërgjegjësi kolektive: të bashkëpunosh për të mbrojtur këtë vend, të vlerësosh dyqanet artizanale ende aktive dhe të festosh tëkaluarën për të siguruar një të ardhme ku zakonet dhe traditatvazhdojnë të jetojnë, duke përfaqësuar një urë ndërthurrëse mes sëkaluarës dhe së ardhmes.

Në një botë që përqendrohet gjithnjë e më shumë tek moderniteti, është thelbësore të ruajmë ato hapësira që tregojnë identitetin dheorigjinat e një vendi. Korça, me pazarin e saj të vjetër, është njënga këto simbole: një trashëgimi e çmuar që duhet ruajtur, jovetëm si një pasuri kulturore për shqiptarët, por edhe si një burimturistik dhe motor ekonomik për brezat e ardhshëm.

Një nga rrugët kryesore të pazarit të vjetër, dikur e gjallëruar ngadyqane artizanale plot jetë dhe traditë. Sot, grilat e mbylluratregojnë histori emigrimi, familjesh që u larguan drejt vendeve tëlargëta në kërkim të një të ardhme më të mirë.

 
Në zemër të pazarit të vjetër, ky dyqan unik riparon pajisjeelektroshtepiake duke përdorur pjesë të ricikluara, si komponentënga trapanë të vjetër dërguar nga Italia. Ky është i fundit që mbangjallë artin e rigjenerimit të pajisjeve të vjetra.
Në furrën e lashtë të pazarit të vjetër ende pjeket ‘Kulac me Qiqra’, një bukë tradicionale e bërë me miell qiqrash dhe gruri. Ky produkt unik, me shije autentike, mban gjallë një traditëshekullore, duke e bërë furrën një simbol të kulturës lokale.
 
Dyqani i farkëtarit: gjatë përpjekjes për të biseduar me të, që njehvetëm shqip, ndjeva se makineritë ishin ndezur pas vitesh, vetëmpër të më treguar se ende funksionojnë. Një vend që evokon artin e lashtë osman të punimit të metaleve, të trashëguar brez pas brezi.
Sheshi kryesor i lagjes tregtare, sot i gjallëruar nga restorante dhebare me atmosferë mikpritëse, është vendi ideal për të shijuar njëgotë raki, pije tradicionale shqiptare shpesh e përgatitur në shtëpinga distilimi i rrushit ose kumbullave, simbol i mikpritjes.
Jashtë dyqanit qindravjeçar të tekstileve për shtëpi, ekspozohenprodukte të importuara nga Greqia dhe Turqia, disa të zbukuruarame dizajne shqiptare. Artizanati lokal, i lënë në raftet dytësore, has vështirësi të konkurrojë me këto artikuj të preferuar ngaklientët për shkak të çmimit të ulët, praktikës dhe mirëmbajtjes sëlehtë.
 
Produktet e leshit, të punuara me dorë dhe të pozicionuara në njëkënd të dyqanit, shpesh anashkalohen për shkak të mirëmbajtjessë vështirë. Shitësi përpiqet t’ua shpjegojë klientëve se modelet e importuara vetëm imitojnë traditën shqiptare.
Artizanati i qëndisjes është një traditë e rrënjosur thellë nëShqipëri, e trashëguar brez pas brezi. Gratë shqiptare krijojnë me mjeshtëri vepra të rafinuara, si qendisma dhe dantella, qëzbukurojnë shtëpitë dhe pasurojnë trashëgiminë kulturore tëvendit.
Produktet e leshit, të punuara me dorë dhe të pozicionuara në njëkënd të dyqanit, shpesh anashkalohen për shkak të mirëmbajtjessë vështirë. Shitësi përpiqet t’ua shpjegojë klientëve se modelet e importuara vetëm imitojnë traditën shqiptare.
Në rrugicat e ngushta të pjesës moderne të lagjes tregtare, tëmoshuarit improvizohen si tregtarë, duke ofruar ato që arrijnë tëprodhojnë, shpesh produkte të bëra në shtëpi, për të plotësuarpensionet e pamjaftueshme. Kjo pasqyron përshtatshmërinë dhedëshirën për të punuar të popullit shqiptar.
Një tezë në zonën moderne tregtare të Korçës ekspozon njëpërzgjedhje të gjerë ullinjsh, një përbërës qendror i kuzhinëslokale. Të përdorur në pjata tradicionale si ‘byrek me ullinj’ (byrek me ullinj), ata pasurojnë sallatat dhe gjellët, duke festuartraditën gastronomike të qytetit.
Një artizan shqiptar i moshuar prodhon dhe shet fshesa të thururame dorë, të punuara me materiale natyrale si shkurre dhe dru. Tëpërshtatshme për pastrimin e oborreve dhe hapësirave të jashtme, këto fshesa përfaqësojnë një traditë artizanale që i reziston kohësdhe industrializimit.
Me afrimin e Vitit të Ri, çfarë rasti më të mirë për të shiturkalendarë? Në Shqipëri, një vend me një komunitet ndërfetar, festa e fundvitit është një moment i veçantë, i festuar nga të gjithë. Kalendarët, që paraqesin peizazhe, lule, vende të famshme dheskena familjare, tërheqin vëmendjen e kalimtarëve.
Brenda një bari në sheshin qendror, i menaxhuar nga të rinj qëkanë restauruar dekorin origjinal nga epoka komuniste. Gjatëregjimit të Enver Hoxhës, këto ambiente shërbenin si pika takimipër komunitetin, duke promovuar ndjenjën e kolektivitetit. Sot, dizajni nostalgjik bashkon historinë dhe modernitetin, duketërhequr vizitorë kuriozë dhe turistë.
Sheshi kryesor i lagjes tregtare të Korçës, i ndriçuar përKrishtlindje, pasqyron rëndësinë e kësaj feste në Shqipëri. Pas periudhës komuniste, që ndaloi festimet fetare, Krishtlindja ështërikthyer si një simbol i unitetit familjar dhe shpresës sëpërbashkët.
Qyteti i Korçës shtrihet në pllajën me të njëjtin emër, në njëlartësi prej 800 deri në 1,000 metra, i rrethuar nga malet e Moravës. Ky territor pjellor është një nga qendrat kryesorebujqësore të Shqipërisë, i njohur për kultivimin e drithërave, patateve, frutave dhe rrushit, duke mbështetur ekonominë lokaledhe ruajtur traditat shekullore rurale.

Shenim :Giovanni Simone

Një fotoreporter dhe udhëtar me një qasje antropologjike, Giovanni Simone ia ka kushtuar jetën eksplorimit dhe festimit tëdiversitetit kulturor. Për më shumë se 20 vite, ai ka bashkëpunuarme operatorë të ndryshëm turistikë si udhëheqës udhëtimesh, dukeshoqëruar turistë në mbarë botën dhe duke ofruar përvoja tëpasura dhe të thelluara. Përmes fotografisë, të cilën e përdor si njëgjuhë universale, ai përcjell emocione që tejkalojnë kufijtëgjuhësorë dhe kulturorë.

Ekspozita e tij udhëtuese, Gjuha Universale, ka tre vite që udhëtonnëpër Itali, duke u ndalur në vende të rëndësishme. Çdo fotografi kap histori njerëzish, traditash dhe vendesh, duke ndalur kohënpër të festuar njerëzimin. Për Giovanni-n, udhëtimi është një mundësi për t’u lidhurthellësisht me kultura të ndryshme, duke zbuluar dhe treguar botënpërmes perspektivave të reja.

E bujshme /Skenderbeu shet bomberin e sulmit për 800 mijë euro…

Bomberi i sulmit të Skenderbeut ,Ermir Rashica po largohet nga Superiorja. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka. Rashica nuk është më lojtar i yni”, u shpreh Gjoka pas ndeshjes sot.

Ermir Rashica erdhi te Skenderbeu si 18 vjecar nga Trepça nga Liga e Dyte e Kosoves edhe ne pak lohe tregoi aftesite e tij.

Tashme Ermir Rashica eshte kapiten i Shqiperise U21. Nga ana tjeter klubi i Skenderbeut realizon serish nje shitje te bujshme ku perfiton 800 mije euro nga 20 vjecari nga shitja e kartonit në Metalist Kharkiv ne Ukraine.

https://x.com/footballalbxi/status/1881041023368925219?s=46

Vllaznia “bombardon” Skënderbeun në Korçë, i shënon 4 gola….

Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia. Miqtë i falen Balajt dhe Malës pët të marrë 3 pikët me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”. Sulmi i shkodranëve ishte i përkryer dhe preciz. Balaj shënoi hat-trick, por një gol iu anulua nga Xhaja. Ish-i i Kombëtares gjithsesi arriti dopietën si ndaj Tiranës dhe madje edhe një gol më shumë duke vërtetuar dhe njëherë formën e jashtëzakonshme.

Po të mos ishte për arbitrin do të kishim 4 gola nga kryesulmuesi i Shkodrës.

Jo vetëm Bekimi ishte brilant sot. Esat Mala ishte një tjetër emër i sulmit që shkëlqeu. Shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra poziitve për Thomas Brdaric dhe skuadrën veriore.

Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht ndersa duket gjithnjë dhe më afër Kategorisë së Parë, pasi mban vendin e fundit me 16 pikë. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.

Superiore: Java e 21-të

Stadiumi: “Stadiumi Skënderbeu”

Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Dumfour, Estrela, Doka, Balaj, Shaqe, Bismarck. Trajner: Ernest Gjoka.

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Stojanoviç. Trajner: Tomas Brdariç.

Flinte në stacion treni, sot një nga picierët më të mirë në Itali, historia e Endritit nga Shqipëria 

I lindur në Fier, në vitin 1991, Endrit Rustemi mbërriti në Itali në moshën 9-vjeçare me nënën dhe dy motrat e tij. Muajt e parë i kaloi në Milano duke fjetur në Stacionin Qendror. Më pas, falë ndërhyrjes së shërbimeve sociale, ai shkon të jetojë në një komunitet të miturish në Brescia, ku rritet dhe edukohet deri në moshën madhore.

Menjëherë pasi bëri picën e tij të parë dhe i joshur nga brumi, ai filloi të punojë si picier vetëm në moshën 17-vjeçare, derisa hapi restorantin e tij në Brescia, pasi kishte punuar për marka të ndryshme në Milano, Bergamo dhe qytete të tjera italiane.

Tani në moshën 33-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, ai tregon për Tgcom24historinë e tij të dashurisë me picën dhe me atë “shkopin” e përgatitjes së tyre, të cilin e mban me vete prej 10 vitesh. Ndonëse me kalimin e kohës i është dashur ta riparojë disa herë, por ai e konsideron si diçka tepër të bukur për ta bërë.

A e ndryshoi vërtet pica jetën tuaj?

Po, më shpëtoi siç u ndodh shpesh shumë njerëzve që i afrohen botës së kateringut.

Por si u bëtë një kuzhinier picash?

Mendoj se ka qenë fati, sepse që në fëmijëri, në Shqipëri, me gjyshen, më pëlqente të përgatisja brumin me aq mundësi sa kishim, në një situatë shumë të vështirë. Dhe menjëherë rashë në dashuri me brumin dhe aromën, të njëjtat që gjeta dhe e gjej veten te çdo picë. Më pas, mundësia e punës sime të parë në një piceri, pas 8 vitesh në një komunitet për të mitur, ishte një përvojë profesionale që la gjurmë tek unë përgjithmonë si shef i një picerie.

E mbani mend “takimin” e parë me picën?

Po, këtu në Itali. Njohja në atë pjatë aromat dhe shijet që ndjeja me gjyshen. Ishte një zhytje në të kaluarën, në kuzhinën e fëmijërisë sime, kështu që menjëherë rashë në dashuri me të. Dhe jam ende super i dashuruar me të.

Por cili është sekreti i një pice të mirë? Po në veçanti për picën tuaj, a mund të na thoni?

Vetë brumi i picës është shumë i thjeshtë. Sigurisht që në nivel profesional ka studime pas brumërave, produkteve, miellrave, por për mendimin tim duhet të punohet gjithmonë për thjeshtësinë, sepse thjeshtësia është gjithmonë gjëja më e vështirë për t’u arritur. Sekreti te pica ime? Nuk më pëlqen frigoriferi, përdor vetëm miell të grurit të butë plus Nobligrano në një raport 70/30. Të gjitha miellrat e krijuara posaçërisht për mua, më sjellin produktin final.

Cila është pica juaj e preferuar? Cila është më e kërkuara në menunë tuaj?

E preferuara ime është marinara. Një picë e thjeshtë në vetvete, siç është stili im. Po ashtu edhe margherita. Më e kërkuara nga klientët e mi? Margherita është gjithmonë mbretëresha.

Po të mos kishte qenë shef picash, kush do të ishte Endriti sot?

Gjithmonë e pyes veten për këtë. Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetën time. Mund të vazhdoj dhe të provoj përsëri në botën e kateringut dhe pastiçerisë. Më pëlqen të eksperimentoj, por gjithmonë dua t’i kem duart me brum.

Iva ankohet: “Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”. Gjatë debatit, Tiço tha se një nga arsyet pse gratë sot e shohin martesën si diçka të largët është dëshira e tyre për të qenë të pavarura dhe të suksesshme në karrierë.

“Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi…

Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë,” – u shpreh gazetarja.

E pyetur se përse ndodh kjo, ajo u përgjigj: “Ata do të donin një grua që të ishte në nivel më të ulët se ata… Pra, për këto gra shumë të emancipuara, ka shumë pak burra të emancipuar.”

Doli nga shtëpia natën, fshehurazi prindërve. Aksidentohet 13-vjeçarja shqiptare në Itali, ndërron jetë pas 6 ditësh në koma

Jennifer Alcani ishte vetëm 13 vjeçe. Më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald’s. Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte:

vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana.

Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen. Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të heqin dorë. Ajo ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes që ndodhi në provinciale 72. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në statale 36. Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme, e cila përfundoi kundër një parmak betoni. Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme.

Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare çmendurake, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum. Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok.

Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh. Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer ishte regjistruar në klasën e parë të shkollës Stoppani në Lecco, edhe pse kishte probleme me frekuentimin dhe kishte ngelur dy herë.

Pogradec/ 200 forca në aksion. Arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë, drogë dhe para…

Policia e Korçës dha detaje nga rezultatet e operacionit të zhvilluar ditën e sotme (17 Janar), kryesisht në Pogradec, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shumëkërkuar apo të akuzuar për vepra penale. Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim.

Të ndaluarit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive  për  goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve  narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi S.S tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A.

Në operacion u përshinë  200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria  Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 6 shtetas dhe vijon puna për kapjen  shtetasve të tjerë.

Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e  kërkuar.

Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar nè flagrance shtetasit :

•F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo  depozitimi i mallrave kontrabande” dhe
“Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij  qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.

•A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560   lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.

•E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.

•D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).

•A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)

•E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celular i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari. Operacioni vijon”.
 

‘Dua të kem një lopë shtëpie’ /Bebe Rexha shpreh dëshirën e pazakontë…

Përveç angazhimeve të saj artistike, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka edhe një ëndërr të pazakontë. Ajo këtë e ka shprehur në llogarinë e saj në Instagram, ku thotë se ëndrra e saj jetësore është që ta ketë një lopë në shtëpi. “Qëllimi im në jetë është ta kem një lopë shtëpie”, ka shkruar artistja, bashkangjitur një videoje.

Përherë transparente me qëllimet e saj,

Bebe Rexha një këngëtare dhe kompozitore tejet e suksesshme e ka dëshmuar gjithmonë se është një person me këmbë në tokë. Bebe Rexha vitin e kaluar vizitoi Kosovën, pasi performoi në festivalin e njohur Sunny Hill Festival.

E rëndë / E humbur prej dy javësh, gjendet e vdekur në Itali 62-vjeçarja

Trupi i gjetur pranë termocentralit Enel në zonën Castel Giubileo të Romës është ai i Suzanna Koçibellit, 62-vjeçarja shqiptare e cila humbi kontaktet me familjen e saj rreth dy javë ditë më parë. Zbulimi u bë ditën e djeshme, të 15 janarit dhe ka ndodhur në orët e para të pasdites. Alarmi u ngrit nga punonjësit e uzinës, të cilët kanë vënë re trupin e pajetë të gruas në ujë.

Kur mbërriti telefonata në numrin e vetëm të urgjencës 112, karabinierët dhe mjekja ligjore ndërhynë në vendngjarje dhe kryen kontrollet e zakonshme.

Suzanna ishte gjashtëdhjetë e dy vjeç dhe u zhduk më 10 janar nga Prima Porta. Ajo u largua nga shtëpia dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Nga sa raportohet nga këqyrja fillestare e jashtme e kryer në trup, nuk ka shenja dhune. Hipoteza është se është një vetëvrasje pasi më herët familjarët kanë shprehur shqetësimin duke zbuluar se ajo vuante nga depresioni. Trupi kishte disa ditë në ujë. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e zbulimit, trupi i pajetë është transferuar në morg dhe ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, i cili do të vlerësojë nëse do të urdhërojë autopsinë. Autopsia do të zbulojë shkakun e saktë të vdekjes.

Familja e Suzanës, duke parë mungesën e saj nga shtëpia, ka denoncuar në polici për zhdukjen e saj.

“Për herë të fundit e pashë nënën time dje në mbrëmje, një mbrëmje para zhdukjes së saj, sepse jetojmë në të njëjtën ndërtesë në shtepi te ndryshme ishte me pizhame, por nuk e di çfarë kishte veshur kur doli jashtë. Mami kthehu në shtëpi jam e shqetësuar, të dua”, deklaroi vajza e saj për gazetën italiane “Fanpage.it”.

Shpresa deri në fund ishte ta gjente të gjallë dhe se shpejt do të kthehej në shtëpi te të dashurit e saj. Fatkeqësisht, pas dy javësh, kërkimet përfunduan me rezultatet më të këqija të mundshme.