Tentoi të vriste 40-vjeçarin në Korçë, arrestohet në Greqi autori. Pritet ekstradimi

Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, është arrestuar në Greqi në kuadër të operacionit të përbashkët “The Wanted”. Policia e Shtetit bën të ditur se falë bashkëpunimit me autoritetet greke dhe shkëmbimit të informacionit përmes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Denis Mecolli,

i cili ishte në arrati që prej muajit shkurt.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i kishte caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 4 shkurt 2025, kur ai dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh, 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë) në një zonë të qytetit të Korçës.

Procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë janë duke u ndjekur nga Interpol Tirana dhe Interpol Athina.

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtues të rinj në Korçë dhe Elbasan

Ditët e fundit ndryshime të shumta janë bërë në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Bëhet me dije se ditën e sotme Ilir Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun.

Ndërkohë Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Megjithatë ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta gjatë ditëve të fundit.

Greqia vendos 20 euro taksë për turistët në Mykonos dhe Santorini

Prej datës 1 korrik Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini dhe Mykonos me kroçera për të frenuar mbiturizmin dhe për të mbledhur të ardhura që do të shkojnë tek përmirësimi I infrastrukturës.

Ishulli vullkanik i Santorinit në Detin Egje tërheq rreth 2 milionë turistë në vit, por me një popullsi prej rreth 15,000 banorësh, një port të vetëm kryesor dhe shqetësime në rritje për aktivitetin sizmik, qeveria është përpjekur të zvogëlojë ndikimin e turizmit. Në 10 ditëshin e parë të zbatimit të kësaj tarife reagimet e turistëve kanë qenë të ndryshme.

Futja e tarifës vjen pas lëvizjeve të ndryshme të protestave në disa vende europiane, ku banorët janë indinjuar nga turizmi dhe turistët e shumtë që sjellin rritjen e kostos së qirasë dhe çmimet e produkteve.

Tarifa në fjalë prej 20 eurosh do të jetë në fuqi në muajt qershor, korrik, gusht e shtator, do të shkojë 12 euro përgjatë muajit tetor, 4 euro nga nëntori deri në mars, duke u rritur përsëri në 12 euro nga prilli deri në maj. Operatorët e kroçerave nga ana e tyre thonë se taksa është e padrejtë pasi synon vetëm anijet turistike që mbërrijnë në ishull.

I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë”), pasi rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet belge. 31-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Follorinës

në bashkëpunim me oficerët e policisë

së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Krystalopigi të Follorinës, sepse ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga autoritetet belge, për shkelje të ligjeve për drogën.

I arrestuari do të nxirret para Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi.

Rama hap një front të ri “lufte”: “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.

Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone,

dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.

Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.

Takimi ‘special’ në burgun e Drenovës me Laert Haxhiun, REAGON modelja e njohur nga Kosova

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “e veçantë”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë./VOXNEWS

Monika Lubonja: “Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe ekonomike, nga ana tjetër, kontrolli mbi jetën personale, trupin dhe seksualitetin e saj ishte i fortë dhe i pandërprerë.

Pas viteve 1960, shteti shqiptar inkurajoi masivisht punësimin dhe arsimimin e grave. Megjithatë, këto role nuk ishin shprehje e vetëvendosjes individuale, por e politikës së Partisë së Punës për “emancipimin e kontrolluar”.

Seksualiteti ishte një temë tabu në Shqipërinë komuniste. Edukimi seksual mungonte, dhe bisedat rreth seksit ishin të ndaluara. Aborti ishte i paligjshëm dhe gratë që ngeleshin shtatzëna jashtë martese stigmatizoheshin dhe shpesh ndëshkoheshin.

Trupi i gruas nuk i përkiste asaj, por ishte subjekt i normave moralizuese dhe politikave pronataliste. Megjithatë në rrëfime të ndryshme gratë shprehen se kanë pasur jetë më të mirë seksuale.

Aktorja e njohur Monika Lubonja rrëfeu në Top Story ka rrëfyer sesi ka qenë kinematografia në kohën e komunizmit.

“Në atë kohë aktorët dhe regjisorët dënoheshin për ato skena. Kur shikoja për shembull teatër popullor të atyre viteve dhe kam parë ‘Natën e 12’, dhe kam qenë shumë e dashuruar kur shihja në skenë momentet e monologut, se po ndjeja që dy aktorët po dashuroheshin.

Kur bëra filmin tim të parë në vitet ’90 dhe putha Ndriçim Xhepën, mendova se duke puthur një mit… po ka akoma nga ato zonja që thonë ke puthur burrin tim.

Por ne ende nuk jemi të emancipuar sa i përket filmave me këto skena. Unë puthjen e realizova, por film me gjoksin jashtë nuk e bëra dot”, tha ajo.

‘Barri në varreza po bëhet kallam’/ Rama “turpëron” kryebashkiakun: “Elbasani nuk është Shanghai që të të falim

Kryeministri Edi Rama ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kritik gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, duke mos kursyer as të parin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Duke iu referuar një ngjarjeje të ndodhur disa ditë më parë në varrezat e qytetit – ku një qytetar i vuri zjarrin barit të thatë – Rama u shpreh se situata është e patolerueshme dhe se kryebashkiaku duhej të ishte në dijeni të gjendjes së varrezave.

Ai i kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë drejtorëve të bashkisë, duke theksuar se një qytet si Elbasani nuk mund të krahasohet me metropole si Shanghai, ku ndoshta mund të tolerohej mungesa e informacionit nga ana e drejtuesit vendor.

“Ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamisht. Është një lloj bari që është lënë pa u prekur, që jo vetëm rritet, por synon të bëhet kallam. Pastaj, kur shkon dikush dhe i vë flakën, për turp bëhen varrezat vatër zjarri. Del që personi është i çekuilibruar mendërisht, por nëse bari do të ishte qethur siç duhet, edhe zjarri nuk do merrte përmasa.”

Sipas Ramës, me 10 mandate të fituara në qarkun e Elbasanit, kryebashkiaku duhet të punojë “10 fish më shumë” dhe të ketë kontroll mbi çdo detaj të jetës së qytetit.

“Është e paimagjinueshme që në një qytet që mund ta përshkosh në këmbë çdo ditë, të mos dish çfarë ndodh. Është e pamundur që kryetari i bashkisë të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet. Nëse i ka sytë hapur, i rri mbi kokë çdo gjëje. Po qe gjysmë i hapur, të tjerët i kanë të mbyllur.”

Ai shtoi se edhe në Elbasan, ashtu si në disa bashki të tjera, duhet të zbatohet modeli i “shkundjes së pemës”: shkarkim i plotë, dorëheqje drejtorësh dhe provë për të gjithë se janë të denjë për detyrën.

“10 mandatet e Elbasanit, 12 të Fierit e 9 të Vlorës më kanë marrë edhe ato pak orë gjumë që kisha. Duhet të të lëmë pa gjumë edhe ty, jo të flesh më shumë. Morëm 83 mandate dhe disa sillen sikur mezi presin të tregojnë sa të fortë janë. Por nuk jemi më të fortë – jemi më të ekspozuar ndaj përgjegjësisë. Njerëzit që na dhanë këto mandate, me të drejtë, presin 10-fishin. Po çfarë 10-fish mund t’i japësh Elbasanit, nëse e le barin të bëhet kallam në varreza?” përfundoi Rama.

Burg kush bën parkim dysh/ Eksperti zbulon nenin që çon qytetarët në qeli…

Për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi, bllokimi i rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv teksa foli për problemet e trafikut në Tiranë, ai tha problem janë parkimet e gabuara.

Zënia e rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. Ne sa dalim nga shtëpia e ndjejmë se që tek hyrja e pallatit nuk lëviz dot. Po ka mjete në disa lagje që nuk kanë lëvizur me kohë të gjatë. Po ti shohësh kemi mjete mbi trotuare, kemi mjete dyshe, në kryqëzime.

Parkime ka por qëndrimet e gabuara dhe parkimet e gabuara në Tiranë janë problem, sepse parkohet aty kanë punën dhe këto fenomene duhet që të luftohen’, tha ai.

Luzi bëri me dije edhe disa nga akset më problematike të cilat kanë trafik më të rënduar dhe sidomos gjatë sezonit të verës.

‘Lezha është problem shumë i madh dhe është e pazgjithshme. U hap rruga Velipojë- Shëngjin, por është larg që të hyet nga Lezha dhe të vish nga Shëngjini prap aty do të kalosh do bëhet fluksi. Është tmerr.

Duhet që të hapet një rrugë që hyrja të bëhet nga një krah dhe dalja nga krahu tjetër, ose një rrugë tjetër në Shëngjin që të bëhet unazë, vetëm ajo e zgjidh atë problem. Kurse në jug më problematike është Lushnje- Kolonjë’, tha ai.

Një apel e pati edhe për drejtuesit e mjeteve, të cilët sipas tij duhet që të ruajnë qetësinë teksa janë në timon.

‘Duhet të kenë qetësi në timon dhe të jenë të kujdesshëm, ngarkesa nga trafiku është e madhe dhe stresi në timon është i lartë duhet që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kujdes me shpejtësinë’, tha ai.

Çudira nga Saranda/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë(Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person është hedhur në det në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se policia ka ndaluar një automjet luksoz tip Porsche Panamera, ku ndodheshin tre persona.

Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det, duke mbajtur një çantë në qafë. Dy personat e tjerë janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”.

Aktualisht, në shëtitoren e qytetit janë të pranishme dhjetëra forca policie, ndërsa personi që ndodhet në det vazhdon të notojë në përpjekje për t’u larguar.

Mësohet se me mbërritjen e një skafi të Policisë Kufitare është bërë e mundur kapja e tij. Dyshohet se ai ka hedhur sende të paligjshme në det.

Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat

Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat.

Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.

Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve 

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

Tragjike në Pogradec/ Makina bie në liqen, vdes shoferi 34 vjeçar(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga  shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  A.B, ka humbur jetën”, njofton policia

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Kaq vite me hajduterine me maskarenjte, Konsullata Greke eshte ajo qe na jep ato mundesira…

Nga Ardit Qirici

Hipokrizi shqiptare ne Korce

Dje u inagurua Konsullata Greke ne Korce dhe me cfare lexoja shumica fillojne me histori te vjetra, hatermbetje me grekerit sa ky nacionalizmi shqiptar te sjell zoret ne goja. Sa shpejt fillojme te shajme ata qe kur kishim nevoje na hapen dyert, na futen ne shtepite e tyre, na dhane mundesi per te punuar dhe jetuar aty, aq sa ne kishim nevoje dhe per strehe per tu larguar nga tmerri pas sistemit komunist.

Na dhane mundesi dhe bursa studimi falas ,na ingranuan ne jeten e tyre me gjithe pislleqet qe benin shqiptaret. Mos harrojme sa qindra mijra sot jane andej te sistemuar me shtepi me pune me shkolla me nje jete normale dhe te bukur, qe ndihmojne prinderit dhe njerzit e tyre me pensionet qesharake dhe pagat e ulta qe marin ketu.

Gjera keto qe akoma dhe sot qe mbas 91 nuk na i ka dhene asnje qeveri qe ka qene ne pushtet, akoma sot sidomos ne korcaret dalim dhe hyjme fale marveshjeve dypaleshe dhe cdo gje eshte shume here me e lire, me e mire, me e kontrolluar me cilesore per cdo artikuj qe eshte pjese e jetes tone.

Nese krahasojme standartin e jetes me ate ketu eshte shume here me i lire ne Greqi. Ilacet per te semuret, vizitat mjekesore, ushqimet, karburanti, energjia, veshmbathjet dhe cdo sherbim apo produkt tjeter ne i marim me lire se ne vendin tone.

Atje ajo qe me beri pershtypje dhe polici kur te ze gabim ne automjet te keshillon te paralajmeron. Nuk eshte si ketu qe polici mezi pret te te zhvate, dhe jo vetem polici por cdo gje ne kete vend eshte nje vjedhje e madhe, qe nga pronat qe nga bizneset, sherbimet dhe cdo gje eshte kthyer ne nje hajduteri.

Plazhet e bukura te qeta pa pagesa, pa pordhe me shampanja pa inate dhe konflikte por sheh njeres te qeshur te sjellshem njeres te qyteteruar, prandaj kjo konsullate aq me teper per ne korcaret eshte nje zgjidhje e te gjitha problemeve tona.

Selaniku eshte me afer se Tirana, nese ne udheton per ne dy qytetet ne njeri mer kenaqesi nje udhetim te bukur te kendshem ne tjetri mer nje stres nje sakrifice nje vuajtje deri sa kthehesh perseri. Per mua Selaniku eshte nje vendlindje e dyte pasi jeta qe kam jetuar aty me mungon shume nga kjo qe po perjetojme ketu.

Kaq vite me hajduterine me maskarenjte me njerzit servile dhe te poshter qe jane ne pushtet, ligesia sa vjen po mbyt ate vend aq me shume Korcen, sa tani sa vjen dhe po pakesohet sepse askush nk mund te duroje babezine dhe harbuterine qe na kane pushtuar.

Konsullata Greke eshte ajo qe na jep ato mundesira qe nk na i ka dhene dhe as na i jep dhe as ka per te na idhene ndonjehere ky vend i nacionalistave qe e duan aq shume, Korcaret gjithmone kane ditur te cajne ne jete jashte pervecse ne qytetin e tyre dhe kjo kuptohet perse!

Sot Korca duhet te shohe dhe te kuptoje nga po i vjen e keqja ne vend qe te meret me konsullaten dhe nacionalizmat, pune te mbare dhe sa me te gjate Konsullates dhe punonjesve ne Korce !