Loredana Brati nis terapinë logopedike ,”Kam nisur një rrugëtim të ri…

Loredana Brati, ish-pjesëmarrëse në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj një përvojë të ndjeshme dhe personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka nisur një proces të ri zhvillimi personal, terapinë logopedike.

Qëllimi i saj është përmirësimi i shqiptimit në gjuhën shqipe, një sfidë që, sipas Loredanës, shpesh shoqërohet me vështirësi.

Ajo e përshkruan këtë rrugëtim si të lodhshëm, por të domosdoshëm për t’u ndjerë më e lidhur me identitetin e saj gjuhësor.

Është e vështirë të kapësh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i shprehur saktë më rikthen tek rrënjët e mia dhe lidhja me gjuhën time,” ka shkruar ajo.

POSTIMI I PLOTË:

“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim të gjuhës shqipe. Nuk është gjithmonë e lehtë të përqash më fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia.

Në këtë periudhë të fundit, kam kuptuar shumë brenda vetes idenë se kisha një problem. Por jo, ajo që kam nuk është një problem, është një vështirësi, dhe vështirësitë kapërcehen. Dua t’ua them me zemër atyre që kanë komentuar me negativitet dhe agresivitet: kjo gjë që kam unë nuk është diçka me të cilën kam zgjedhur të lind apo ta mbaj. KUJTO!

Dhe të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është pak e padrejtë. Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë. Prapë se prapë, unë jam këtu, dhe do të bëj më të mirën time në çdo version të vetes sime. Lëreni me pak më shumë dhembshuri për njerëzit! Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk i zgjedhim vetë, thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë”.

Loredana Brati nis terapinë logopedike ,”Kam nisur një rrugëtim të ri…

Loredana Brati, ish-pjesëmarrëse në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj një përvojë të ndjeshme dhe personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka nisur një proces të ri zhvillimi personal, terapinë logopedike.

Qëllimi i saj është përmirësimi i shqiptimit në gjuhën shqipe, një sfidë që, sipas Loredanës, shpesh shoqërohet me vështirësi.

Ajo e përshkruan këtë rrugëtim si të lodhshëm, por të domosdoshëm për t’u ndjerë më e lidhur me identitetin e saj gjuhësor.

Është e vështirë të kapësh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i shprehur saktë më rikthen tek rrënjët e mia dhe lidhja me gjuhën time,” ka shkruar ajo.

POSTIMI I PLOTË:

“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim të gjuhës shqipe. Nuk është gjithmonë e lehtë të përqash më fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia.

Në këtë periudhë të fundit, kam kuptuar shumë brenda vetes idenë se kisha një problem. Por jo, ajo që kam nuk është një problem, është një vështirësi, dhe vështirësitë kapërcehen. Dua t’ua them me zemër atyre që kanë komentuar me negativitet dhe agresivitet: kjo gjë që kam unë nuk është diçka me të cilën kam zgjedhur të lind apo ta mbaj. KUJTO!

Dhe të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është pak e padrejtë. Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë. Prapë se prapë, unë jam këtu, dhe do të bëj më të mirën time në çdo version të vetes sime. Lëreni me pak më shumë dhembshuri për njerëzit! Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk i zgjedhim vetë, thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë”.

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”. E pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi pa hezitim: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”

Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur disa vite më parë në dasmën e një shoqeje të ngushtë dhe ishte e nxitur nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë”.

“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe – thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.

Ori shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast impulsiv që ndodh në ato mbrëmje ku emocioni kalon kufijtë.
“Ishte një minutë… një çast lumturie,” tha me humor.

Aksident i frikshëm ne Maliq, makina përplaset me pemën(Video)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në periferi të qytetit të Maliqit, ku një automjet është përplasur me një pemë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Korccës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Salianji del nga burgu, Vrenozi e perqafon: “Doli tigri(Video)

Dhjetëra mbështetës e pritën Ervin Salianjin jashtë portës së hekur të burgut të Fierit, pragun e së cilës ish-deputeti e kapërceu pas më shumë se 9 muajsh. Hapat e Salianjit drejt lirisë u shoqëruan me duartrokitjet e demokratëve,

ndërsa më entuziasti u shfaq Ilir Vrenozi, i cili puthi Salianjin në faqe teksa ky i fundit jepte deklaratën për mediat. “Doli tigri”, tha ai.

Ndërkohë, pasi u takua me mbështetësit, demokrati u nis drejt një fshati të Fierit, ku sikurse tha, në zgjedhjet e 11 majit votoi në shumicë Partinë Demokratike.

Edhe Gjykata e Lartë lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi është mbledhur për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK se ndërtuan një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive.

Përveç kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, GJKKO ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për pesë biznesmenë të tjerë, mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompanitë e të cilëve janë përfituese të fondeve të bashkisë ose lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Faliment/ Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë…

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë. Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës jep disa nga shkaqet që ndikojnë, sipas tij, në këtë realitet.

Albert Nasto shprehet:

“Shkak kryesor është edhe rritja e taksave vendore. Janë bërë të papërballueshme këto taksa nga biznesi. Ishin biznese që kishin vite që operonin në treg”.

Për këshilltarin bashkiak të opozitës në Bashkinë e Korçës, midis të tjerave në këtë situatë ndikon edhe klientelizmi dhe favorizimi abuziv i disa bizneseve kundrejt disa të tjerëve.

Sakaq, jashtë kamerave, përfaqësues të bizneseve të shërbimit në Korçë shprehen se është vënë re një rënie e vizitorëve vendas në Korçë, ndërsa të huajt janë në rritje, por duket se nuk shpenzojnë si vendasit./A2 CNN

Kolonjë/ Gjendet trupi i dekompozuar, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kolonjë, ku është gjetur një trup i dekompozuar. Mësohet se eshtrat u gjetën në fshatin Shtikë, pranë stacionit elektrik, teksa sipas informacioneve paraprakë, dyshohet se viktima është mashkull, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës mësohet se nuk konstatohen dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Dyshohet se trupi ka qëndruar për rreth 6 muaj në vendin ku u gjet.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kush janë turistët më dorëlëshuar në Shqipëri…

Flukset turistike gjatë këtij muaji janë më shumë të fokusuara tek turizmi i relaksit, duke zgjedhur pushimet buzë detit sipas udhërrëfyesve të sektorit turistik. Vendin tonë, gjatë verës po e vizitojnë grupmosha të ndryshme dhe dominojnë grupet familjare.

“Korriku dhe gushti, janë si me thënë, muajit që preferohet më shumë turizmi familjar, turizmi i pushimeve buzë detit. 

Të gjitha grupmoshat e të gjitha kombësitë, fokusohen më shumë tek turizmi i relaksit, por ka dhe disa që preferojnë turizmin malor, se ka ajrin e freskët e temperatura më të ulëta”, u shpreh në një intervistë televizive Brisejd Lalaj, udhërrëfyes turistik kombëtar.

Vizitorët kryesorë nga vendet europiane mbeten italianët, ndjekur më pas nga spanjollët dhe francezët.

“Sigurisht që italianët mbeten fluksi më i madh. Edhe spanjollët, polakët gjithashtu, francezët dhe gjermanët”, tha Lalaj.

Turistët që shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit në Shqipëri janë ata të Evropës Perendimore, SHBA-të dhe Kanadaja.

“Turistët që kryesisht… vijnë nga vendet perëndimore, ose nga Amerika, Australia, Kanadaja, janë turistë që shpenzojnë më shumë. 

Kryesisht edhe pjesa e Evropës veri-perëndimore, Britania, Gjermania, janë vende që shpenzojnë më shumë, Holanda. Ndërsa, pjesa e Evropës juglindore nuk shpenzon shumë”, tha Lalaj.

Sipas udhërrëfyesve të sektorit të turizmit, korriku dhe gushti janë muajit që arrijnë pikun e vizitorëve që zgjedhin vendin tonë për pushimet e tyre verore.

“Do të qeth zero moj kur*ë femër…”, dhunohet dhe bulizohet një adoleshente (Pamje të rënda)

Një tjetër rast i rëndë bullizimi është raportuar, ku disa vajza adoleshente keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë.

Në imazhet e publikuara detyrojnëbashkëmoshataren e tyr që t’u thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje.

“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë … kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”

Më pas vajzat marrin në telefon një djalë dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas një prej vajzave e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

Video e marrë nga joq:

E papritur për Noizy-n në Zvicër/ Reperi ndalohet në aeroport, koncerti anulohet..

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, raportojnë mediat zviceriane. 

Lajmi është konfirmuar nga Policia Kantonale e Zyrihut për median zvicerane Watson.

Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

Noizy pritej të performonte në klubin “Rinora 4” në Rümlang pranë Zyrihut, ku kishte njoftuar një koncert për promovimin e projektit të tij më të fundit muzikor. Por pas ndalimit të tij, organizatorët i kanë hequr të gjitha njoftimet dhe reklamat nga rrjetet sociale.

Deri më tani, Noizy apo përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar arrestimin në Zvicër.

Klaudia Pepa pranon për herë të parë se është e dashuruar:”Jam me dikë, por është larg dritave të skenës

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë për herë të parë detaje nga jeta e saj personale, gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”. Artistja, e cila është prej vitesh aktive në Itali, tregoi se është në një marrëdhënie dashurie, por partneri i saj nuk është një personazh publik.

“Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them”, u shpreh ajo.

Erjona Rusi: A je ti e lumtur?

Klaudia Pepa: Do që të vijë këtu?

Erjona Rusi: Do të vdisnim po të vinte këtu, me shumë kënaqësi

Klaudia Pepa: Shumë shpejt

Erjona Rusi: Më jep fjalën që do të vini të dy bashkë

Klaudia Pepa: Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të vijmë këtu bashkë

Erjona Rusi: Siç thoshte babi Gimi, ke filluar të mendosh të bësh fëmijë? Apo është shumë herët?

Klaudia Pepa: Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur

Erjona Rusi: E dëshiron?

Klaudia Pepa: Akoma jo të them të vërtetën! Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës ,ja kush emërohet drejtori i ri

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi telefonik që është kryer me drejtorin e burgut mësohet se asgjë nuk është bërë me dokument zyrtar, madje lajmin e ka mësuar nga portalet.

“Asnjë njoftin apo shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit që unë drejtoj”, ka thënë ai.

Medohet se drejtori i ri është emëruar Lorent Nake.

Ndërkaq, Artan Koçibelli zëvendëson Sokol Kacoli si shef policie.

Shkarkimet vijnë vetëm pak ditë pas aksionit të kryer në burgun e Drenovës, ku u gjetën katër telefona celularë, të llojit iPhone. Kujtojmë se javën e kaluar gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës u kap me telefon celular Laert Haxhiun, një prej të dënuarve për krime të rënda, i njohur për përfshirjen në “Masakrën e Lushnjës”.

Kontrolli u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB), i cili sinjalizoi për praninë e një pajisjeje të paligjshme në qelinë e Haxhiut.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi Haxhiun me burgim të përjetshëm më 24 prill 2024 për “vrasje me paramendim”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “gruppe kriminale”, dhe “armëmbajtje pa leje”.

Haxhiu u përfshi në atentatin ku u vranë dy persona (Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha), ndërsa u plagosën të tjerë, duke tentuar të vrisnin Xhulio Shkurtin, nipin e liderit të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Ditë e trishtë për presidentin e Skënderbeut/ Ndahet nga jeta babai i Ardian Takajt….

Dita e sotme është tepër e trishtë për presidentin e Skënderbeut, Ardian Takajn. Babai i presidentit të korçar, Petrit Takaj është ndarë nga jeta sot. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Njoftimi i plotë i Skënderbeut:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Petrit Takaj, babai i presidentit të KF Skënderbeu Ardjan Takaj.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është pranë familjes Takaj në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta të afërmve për këtë humbje të madhe.

Varrimi behet ditën e hënë dt 07/07/2025, Ora 13:00.

Ceremonia mortore zhvillohet ne ambientet e Funeral Home PARAJSA (Rruga Muhedin Llagani pranë Nova Home ish NSHRAK) nga ku do të bëhet edhe nisja drejt Varrezave Sharrë

U prehsh në paqe Petrit Takaj