E trishtë/ Ndahet nga jeta babai i Orinda Hutës

Orinda Huta ka ndarë sot me ndjekësit një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, ndarjen nga jeta të të atit.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatorja e njohur nuk ka përdorur fjalë, por ka zgjedhur të shprehë dhimbjen përmes disa fotove prekëse me babain e saj.

Dhimbja ndihet në çdo imazh. Me një postim të thjeshtë, por prekës, Orinda Huta ndau me publikun një dhimbje të pazëvendësueshme!

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

Mediat greke shkruajnë se R. Muci, S. Kallashi dhe L. Hoxha janë tre shqiptarët e arrestuar në Greqi nga grupi i trafikut të kokainës. Gjithsej në grupin kriminal janë 14 pjesëtareve, mes tyre edhe R. Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, S. Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe L. Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si L. Murataj i cili nuk u arrestua, por mësohet se jeton në Spanjë. Konkretish nga 14 anëtarët e grupit vetëm 11 persona janë arrestuar, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian.

Laboratori i kokainës ishte në një depo dhe brenda një banesë. Në laborator kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate, ku disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur. Laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.

Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.

“Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik”, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Constantia Dimoglidou.

Kokaina u importua nga Amerika Latine në Shqipëri nëntorin e kaluar duke përdorur të njëjtën metodë.

‘Mbeshtesin atë qe shkel ligjin’ /Plasin ankesat për ndertime pa leje në Korçe…

Në Korçe ndërtimet e reja sa vijnë e shtohen dhe betoni ka mbuluar çdo pjesë të qytetit. Çdo ditë një pallat, një lokal, një hotel, një kompleks i ri ndërtohet në një kohë që lejet e ndërtimit janë të vështira për t’u marrë nga qytetarët e thjeshtë. E themi këtë pasi të preferuarit e qeverisë nuk hasin probleme në marrjen e lejeve të ndërtimit dhe ndërtojnë pa patur parasysh asnjë kriter bazë.

Nje tjeter qytetare reagon e revoltuar me situaten aspak normale…

Kam te njejten histori ..,,
Fqiniji ka mare nga bashkia pushim te punimeve i bene dhe nje prishje te pjesshme si ndertim pa leje dhe cenim pronesie ,dhe ai ne kundershtim me ligjin vazhdoi te punoje i mbaroi punimet .
Jam ankuar po punonjesit e IKMT Bashkia Korce mbeshtesin ate qe shkel ligjin biles arrijne dhe te na kercenijne qe do e hame .

Ne jemi qytetare dhe po ndjekim anen ligjore por nuk fiton gje me keta punonjes te papergjegjshem.

‘Mbeshtesin atë qe shkel ligjin’ /Plasin ankesat për ndertime pa leje në Korçe…

Në Korçe ndërtimet e reja sa vijnë e shtohen dhe betoni ka mbuluar çdo pjesë të qytetit. Çdo ditë një pallat, një lokal, një hotel, një kompleks i ri ndërtohet në një kohë që lejet e ndërtimit janë të vështira për t’u marrë nga qytetarët e thjeshtë. E themi këtë pasi të preferuarit e qeverisë nuk hasin probleme në marrjen e lejeve të ndërtimit dhe ndërtojnë pa patur parasysh asnjë kriter bazë.

Nje tjeter qytetare reagon e revoltuar me situaten aspak normale…

Kam te njejten histori ..,,
Fqiniji ka mare nga bashkia pushim te punimeve i bene dhe nje prishje te pjesshme si ndertim pa leje dhe cenim pronesie ,dhe ai ne kundershtim me ligjin vazhdoi te punoje i mbaroi punimet .
Jam ankuar po punonjesit e IKMT Bashkia Korce mbeshtesin ate qe shkel ligjin biles arrijne dhe te na kercenijne qe do e hame .

Ne jemi qytetare dhe po ndjekim anen ligjore por nuk fiton gje me keta punonjes te papergjegjshem.

Ndertuesit të lidhur me pushtetin/ Banorët :”Raqka na ka shkaterruar pronën”(Video)

Do doja te ndaja me ju nje rast personal dhe shume shqetesues i cili na ka detyruar te perballemi cdo dite me absurditetet e institucioneve ne Qytetin e Korces dhe nuk po gjejme zgjidhje dhe as pergjigje nga personat pergjegjes.

Jemi pronare te ligjshme dhe te pajisur me dokumenta te rregullta pronesie te nje pasurie trualli+ndërtesë në qytetin e Korcë, pasuria për të cilën bëhet fjalë është cënuar nga dhënia e një Leje Ndërtimi nga Bashkia Korcë përndërtimin e një objekti 8 katësh në kufi të kësaj pasurie.

Nje leje qe eshte miratuar nga Bashkia dhe eshte nenshkruar nga punonjesit pergjegjes te Urbanistikes qe aktualisht jane te pezulluar per aferat e tyre qe dhe ne kete leje te dhene jane ne shkelje duke mos respektuar as distanca dhe as kufijte e prones tone. Te cilet kane favorizuar pa te drejte Shoqerine “Konstruksion 93” duke na sjelle nje dem te madh dhe te pariparueshem.

Kete e verteton dhe AktEkspertimi privat me inxhinierë të lishencuar, të cilët kane dale në konkluzion se kemi të bëjmë me një Lejë Ndërtimi tëdhënë kundër rregullave të urbanistikës.

Duke vijuar me tej me Agjensine Shteterore te Kadastres (ASHK), ndaj te ciles kemi bere dhe kallezim penal per shkeljet e tyre.
Per ironi te fatit ne kete institucion është i punesuar prej më shumë se 30 vjetësh vellai i Administratores te ketij subjekti i cili aktualisht vazhdon te jete punonjes i ASHK.
Institucion prej nga marrim dhe pergjigje plotesisht joprofesionale dhe qesharake ku nuk plotesohet asnje nga sherbimet e kerkuara.

Persona te cilet kane zabtuar vendet neper instuticionet e aludohet se veprojne sipas interesave te tyre duke shkelur cdo rregull.

Se fundmi do doja ta perfundoja me rastin me absurd ne kete ngjarje ku para pak ditesh shikojme (dokumentuar me foto dhe me video) se ne katin e trete te nderteses sone puntoret e Konstruksion 93 pa asnje hezitim ishin duke prishur betonin e strehes sone pasi nuk i lejonte te benin punimet.
Prona jone ne mes te dites cenohet hapur duke u prishur dhe duke u perdorur per punimet e pallatit ne shkelje te rende.

Si njerez te qyteteruar dhe qe kemi zgjedhur te ndjekim cdo rruge ligjore kemi njoftuar policine, te cilet po e shikonin kete skene per here te dyte por serisht nuk vepruan.
Nderkohe njerezit gjobiten dhe arrestohen per punime te vogla ne pronat e tyre policia jone nuk denjoi as ti shoqeronte ne komisariat per prishjen e prones te tjetrit.

Absurditeti vazhdon akoma me shume ku punonjesi i Inspektoriatit te Ndertimit i cili pervec se nuk mbajti procesverbal dhe nuk veproi u drejtua paprofesionalizem se jemi te dobet dhe duhet ta zgjidhnim me rruge tjeter duke nenkuptuar haptazi dhunen dhe rrugen joligjore.

Por ne do te ndjekim vetem rrugen Ligjore dhe do te drejtohemi ne Instancat me te larta te shtetit derisa te degjohemi dhe problemi yne te zgjidhjet me te drejten qe na takon shprehen banoret e revoltuar.

Në fillimet e karrierës mohonte origjinën/ Sot Eleni Foureira krenohet me Shqipërinë: “Bëj çdo gjë, sepse jam shqiptare…

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, nuk e fsheh më origjinën e saj. Së fundmi në një koncert teksa ishte në skenë, Foureira i tha publikut “Unë i bëj të gjitha sepse jam shqiptare”.

Video u bë menjëherë virale pas publikimit në rrjete sociale.

Kujtojmë se në fillimet e saj të karrierës, rreth vitit 2009, Foureira mohonte origjinën e saj shqiptare duke thënë herë se kishte prejardhje nga Meksika dhe herë se ishte greke.

Sakaq vitet e fundit ylli i muzikës ka folur haptas dhe me krenari për origjinën shqiptare, duke thënë se në fillimet e saj u detyrua të mohonte origjinën për shkak se studiot diskografike i mbyllnin dyert sa herë që ajo thoshte se ishte shqiptare.

Ne vitin 2021 këngëtarja foli pa doreza për këtë temë.

”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua. Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë ishtë dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”, tha Eleni asokohe.

Abuzimi me punimet në Korçë /Banorët e revoltuar: “Arkitekti ka gruan në urbanistikë,Raqka bën të fortin me karrigen…

Pak dite me parë Prokuroria e Korçës ka çuar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, Zhaneta Lubonja, Drejtore e  Planifikimit, Kontrollit dhe të Zhvillimit të Territorit në Bashkia Korçe, po ashtu Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori kanë favorizuar 18 herë disa firma ndërtimi, duke shmangur taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Por si të mos mjaftonte kjo ankesat shtohen për Raqken e Korces ku nje tjeter leje eshte dhene ne lagjen 13 te Korçes .

Qytetarët denoncojnë se arkitekti ka bashkeshorten ne urbanistiken e bashkise Korçe dhe Sotiraqi ka arritur mareveshje…

Ate shprehen se punimet kane dhunuar kufitarët ndersa punimet kryhen gjate natës ..,por pas denoncimit ne polici ato nderpriten…

Korçë/ Banorët të revoltuar: “Zhurmat e punimeve në 11 të natës, s’ka qetësi për askënd!

Një qytetar nga lagjja 13 ka ngritur shqetësimin për zhurmat e vazhdueshme që shkaktojnë punimet ndërtimore në një ndertese të re në këtë zonë. Sipas mesazhit të mbërritur punimet jane zgjatur deri në oren 22:45 te mesnates ,por pas njoftimit te policise ato jane nderprere, kjo gje eshte mjaft shqetesuese per banoret

duke e bërë të pamundur një qëndrim të qetë …

Qytetarët denoncojnë çdo ditë këto punime, por Sotiraqi vijon sypatrembur me planin e tij, për të ‘mbytur’ Korçen me beton.

Banorët theksojnë se zona prevec shtepive private ka edhe pallate ku ka të moshuar dhe fëmijë të vegjël që janë të ndjeshëm ndaj zhurmave intensive. Ata ngrenë pyetjen nëse oraret e punimeve janë në përputhje me rregullat ligjore dhe kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet dhe te meren masa per pergjegjesit.

Leje ndërtimi në shkelje të ligjit?/ Raqka i Korçës bën te fortin me karrigen ,ankohen banorët…

Pak dite me parë Prokuroria e Korçës ka çuar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, Zhaneta Lubonja, Drejtore e  Planifikimit, Kontrollit dhe të Zhvillimit të Territorit në Bashkia Korçe, po ashtu Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori kanë favorizuar 18 herë disa firma ndërtimi, duke shmangur taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Por si të mos mjaftonte kjo ankesat shtohen për Raqken e Korces ku nje tjeter leje eshte dhene ne lagjen 13 te Korçes .

Kufitaret te shqetesuar shkruajne :

A. Prishja e nderteses, e cila u be duke mos zbatuar regullat e sigurimit teknik, ruatjen e mjedisit te paster, perdorimin e ujit, heqjen e mbeturinave cdo dit sipas regullores.

B_ Ne piketimin e saj deri ne kufirin e prones tone.

C_ Ne vendosjen e tabeles shum vone, kur filloi punimet dhe jo me qartesi ‘e trasparence per te njohur me projektin para, bile duke zene nje pjese te tij ne vendosjen e distelave .

Te gjitha keto ishin te qellimshme, sepse kishte parregullshmeri •

Kerkojme: Nga: Ju 1, Te nderpriten menjehere punimet, sepse ai po punon shume shpejt.

Kuptimi eshte i qarte •

2 .Te verifikohen te gjitha shkeljet e pretendura nga ne duke e rishikuar edhe nje here projektin .

3 . Te prishet bodrumi ne themelite tona, te ndertohet tek gjurma e ndertimit

4. Te largohet ndertimi 4m nga kufiri I prones.

5. Te zbatohet koeficienti 53 %.

6. Te vihen perpara pergjegjesise personat qe favorizuan kete projekt, per ndryshe do te bejme kallzim ne prokurori e media per te gjitha keto skelje qe permendem .

4.Duke mare parasysh intensitetin e ndertimit dhe koeficientin e ndertimit 53%, siperfaqja e katit nen toke (bodrum) eshte lejuar te ndertohet ne te githe siperfaqen prej 189m dhe jo ne njollen e ndertimit.

Kjo eshte nje shkelje.

Kjo situate beri qe ndertimi I bodrumit te jete ne kundershtim me intensitetin e ndertimit e koeficientin e lejuar, mbasi ai nuk eshte ne kuoten 00, por 1m mbi nivelin e rruges, ose mbi kuote.

Kjo situate po sjell ardhjen e ndertimit te ri deri ne kufirin e prones tone me nje verande te frytezueshme, situate qe cenon demtimin e prones, dhunimin e saj, demtim te mureve si dhe friken e rezikshmerise nga lekundjet sizmike. Eshte rasti dyte i hapjes se themelive dhe e ndertimit anash I pallatit 5 katesh, ne kundershtim me planimetrine e zones, i ndertuar ne vitet 2010 – 2012, ku patem mos mareveshje me ju per shkak te shkeljes te ligjit si dhe cenimit te privatesise te shtepise.

5. Ne lejen e ndertimit ne tabelen ku tregohen treguesit teknike :

_ Numri I kateve nen tok 1

Nuk jepet siperfaqja e volumi , i bodrumit d.m. th. ai del pa leje ndertimi, dhe i papaguar. pse??

Eshte cudi qe ne 189 m’ siperfaqja e pergjthshme e truallit, koeficienti 53% dhe 302, 1m, siperfaqe e ndertimit

Projektusi dhe K R R T bene miratim, duke ardhur deri ne kufi me pronen tone. Kjo eshte e paimagjinueshme dhe ne kundershtim me ligjin. Te citohet permbatja, numri apo germa e tij ku i keni l bazuar.

6. Deformimi I shifrave vazhdon dhe me tej.

Sipas tabeles te dhene ne plan vendosjen koeficienti I shfrytezimit nukeshte 53%, por me I madh rredh 70% .

Te gjitha keto tregojne favorizimin qe I behet zhvilluesit dhe arkitektit nga punonjesit e instuticionit te Bashkise, qe me nje shtremberim te lapsit risin fitimet e tyre, ne ruge abuzive dhe demtohemi ne si qytetare, qe po na kthehet plevice shtepia nga ju.

Keto jane nje shembull brilant I modelit koruptiv ne fushen e ndertimit.

Me heret banoret i shkruajten edhe kryetarit te Bashkise Korçe: Ja letra e tyre:

Z. Sotiraq filo Kryetari | Bashkise Korce Per djeni:

DREJTORIA E PERGJITHSHME E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT DHE

MENAXHIMIT TE KONTRATAVE TE INFRASTRUKTURRES

KORCE, me23.06.2025

Si pale e interesar per te ditur me shume reth baneses ne ndertim, ne kufi me ne, ne daten 04.06.2025 bere kerker ne Dretorine e Urbanistikes pertu pajisur me dokumentacionin dhe informacionin ne lidhje me Lejen e Ndertimit Nr 1696 \ 25 date 17.04.2025 me zhvillues Z E .Peronka dhe Znj A .Peronka.

Kerkesa ime eshte ligjore, me duhen dokumenta per te patur transparence te plote per ate qe ndertohet ne kufi me ne dhe qe eshte miratuar per ti prere rugen abuzimit ne ndertim.

Ne tabelen e paraqitur ne lejen e ndertimit (treguesit teknike) si dhe ne dhenien e informacionit nuk ka transparence •

1- Nuk jepet planimetria e katit bodrum, si dhe siperfaqja e volumi tij, po ashtu dhe projekti per çdo kat te nderteses.

Ajo qe vihet re nga kjo faze e punimeve dhe nga projekti I miratuar eshte se distancat ne kufi me pronen tone nuk jane respektuar ashtu si kunder eshte percaktuar ne ligjin e rregulloren e urbanistikes.

Konkretisht:

Numrin I katave tendertimit te ri +1 .

Kjo do te thote qe banesa e re e miratuar me lejen e ndertimit objekt gjykimi duhet te jete 4m larg kufirit se tij .

Ne fakt distanca sipas lejes se miratuar eshte vetem 3,2m Pse ?!!

Nderkohe nga ana jone ndertimi egzistues eshte 4m larg kufirit te prones.

Mos respektimi I distances cenon djellëzimin, ajrimin, faktore shume te rendesishem per shendetin tone, pasi ne faqrn e murit per balle ndertimit ne kemi dritaret e dhomave te katit te dyte dhe te koridorit si dhe kunata.

Ne gjendjen aktuale banesa eshte shtepi e vjeter, ndertimi I vitit 1961, ndertimi i ri jo vetëm qe na cenon ne kushtet aktuale te ndricimit e djellezimin, por na cenon dhe ne venien ne pamundesi zhvillimi te prones ne te ardhmen. Kjo zone eshte zone ne zhvillim me ndertesa tre kateshe, ne keto kushte ne cenohemi. Pse?

Mjekët e këshilluan të shmangte fluturimet me avion, ja për ku ishte nisur ylli i liverpulit kur ndodhi aksidenti…

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me akdisentin fatal ku humbën jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij, teksa ishin nisur për të kapur tragetin nga Spanja drejt Anglisë kur ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën.  

Sulmuesi i Liverpulit kishte vendosur të shmangte fluturimin për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas këshillës së mjekëve që të mos udhëtonte me aeroplan. 

“BBC” raporton se Jota kishte planifikuar të kthehej në Liverpul për përgatitjet parasezonale përmes rrugës tokësore dhe detare.  

28-vjeçari kishte marrë rrugën nga Porto me makinë, për të arritur në portin e Santanderit, në veri të Spanjës, prej nga do të udhëtonte me traget drejt Britanisë së Madhe. 

Udhëtimi përfshinte edhe një ndalesë në Zamora, një qytet i afërt me kufirin portugez, rreth 300 kilometra nga Porto dhe afërsisht po aq nga porti. Pikërisht në këtë segment rrugor ndodhi aksidenti fatal, ku humbi jetën bashkë me vëllain dy vite më të vogël, Andre. 

Jota kishte bërë të njëjtën rrugë në drejtim të kundërt vetëm pak ditë më parë, për të qenë në Porto për dasmën e tij. Ai pritej të kthehej në Angli për t’iu bashkuar skuadrës së Liverpulit në fillim të javës së ardhshme. 

Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: “Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

Gazetari Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e sotme një rast skandaloz që i ka ndodhur disa ditë më parë në Tepelenë. Teksa po kalonte për në Sarandë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël 9 vjec, Fevziu tha se ndaloi në një pikë karburanti për të furnizuar makinën.

Aty zbriti dhe bashkëshortja për të cuar vajzën e vogël në tualetin e restorantit e hotelit pranë pikës së karburantit.

Me vete tha Fevziu, mori edhe 2 mijë lekë të vjetra për të blerë ndonjë shishe uji, thjesht për të mos u dukur se vetëm po shfrytëzonte tualetin. Ajo cfarë ndodhi ishte shokuese.

Gazetari tregoi se bashkëshorten dhe vajzën e tij nuk e lejuan të shfrytëzonte tualetin dhe se kushti për këtë ishte vetëm po të hante ushqim në restorant.

Fevziu nuk e përmendi emrin e biznesit ku kishte ndaluar, por theksoi se kjo ngjarje i kishte lënë një shije të keqe shumë.

Bumi turistik/ Mbyllen mbi 500 biznese në Korçë brenda 2-viteve(Video)

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës jep disa nga shkaqet që ndikojnë, sipas tij, në këtë realitet. Albert Nasto shprehet:

“Shkak kryesor është edhe rritja e taksave vendore. Janë bërë të papërballueshme këto taksa nga biznesi. Ishin biznese që kishin vite që operonin në treg”.

Për këshilltarin bashkiak të opozitës në Bashkinë e Korçës, midis të tjerave në këtë situatë ndikon edhe klientelizmi dhe favorizimi abuziv i disa bizneseve kundrejt disa të tjerëve.

Sakaq, jashtë kamerave, përfaqësues të bizneseve të shërbimit në Korçë shprehen se është vënë re një rënie e vizitorëve vendas në Korçë, ndërsa të huajt janë në rritje, por duket se nuk shpenzojnë si vendasit./A2CNN

Kandidatja fituese dorëhiqet: “Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat

Maldrita Bardho nuk pranon mandatin e deputetes Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ka deklaruar që ia lë vendin Zegjine Çaushit.

DEKLARATA

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna rrëfehet mes lotëve: “Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç…

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni, ndërsa tregon se e mitura kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

Nënë e 7 fëmijëve shprehet se nuk ka asnjë të ardhur financiare dhe ka mbetur mes 4 rrugëve. Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme….

Pamundësia për të planifikuar të ardhmen po i shtyn shumë të rinj, të arsimuar shqiptarë të largohen nga atdheu. Ekspertët thonë se, herët a vonë, qeveria do të duhet ta adresojë këtë prirje. E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj. Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak.”

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit. Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë.”

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Aulon Harizaj

Shpopullimi është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai. “Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj.”

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Aulon Harizaj

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde.”

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e BE-së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE.”

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Aulon Harizaj

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Aulon Harizaj

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv.”

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit.”

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë.”/Reporter.al/