Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna rrëfehet mes lotëve: “Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç…

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni, ndërsa tregon se e mitura kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

Nënë e 7 fëmijëve shprehet se nuk ka asnjë të ardhur financiare dhe ka mbetur mes 4 rrugëve. Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: