Në fillimet e karrierës mohonte origjinën/ Sot Eleni Foureira krenohet me Shqipërinë: “Bëj çdo gjë, sepse jam shqiptare…

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, nuk e fsheh më origjinën e saj. Së fundmi në një koncert teksa ishte në skenë, Foureira i tha publikut “Unë i bëj të gjitha sepse jam shqiptare”.

Video u bë menjëherë virale pas publikimit në rrjete sociale.

Kujtojmë se në fillimet e saj të karrierës, rreth vitit 2009, Foureira mohonte origjinën e saj shqiptare duke thënë herë se kishte prejardhje nga Meksika dhe herë se ishte greke.

Sakaq vitet e fundit ylli i muzikës ka folur haptas dhe me krenari për origjinën shqiptare, duke thënë se në fillimet e saj u detyrua të mohonte origjinën për shkak se studiot diskografike i mbyllnin dyert sa herë që ajo thoshte se ishte shqiptare.

Ne vitin 2021 këngëtarja foli pa doreza për këtë temë.

”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua. Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë ishtë dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”, tha Eleni asokohe.