Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një Korçar mes viktimave. Një tjetër i plagosur…

Një aksident fatal me shtatë viktima ndodhi në Rumani, ku pjesë ishin tifozë të PAOK-ut, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë. Në furgon ishin dhjetë persona mes tyre, dy me kombësi shqiptare, por me nënshtetësi greke. Ndersa eshte konfirmuar se 29-vjecari Vasil Palo është një nga viktimat, ndërsa shqiptari tjetër Genci Sadiku është i plagosur, por jashtë rrezikun për jetën.

Korcablog shpreh solidaritetin më të thellë me familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e PAOK Selanik, pas lajmit tragjik për humbjen e jetës së disa tifozëve, të cilët po udhëtonin drejt Rumanisë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Ngushëllime për familjen e Vasil Palos, korçarit që humbi jetën në aksident tragjik.

Rumunët e njohin atë si “rruga e vdekjes” dhe jo pa arsye.

DN6, rruga kombëtare e vendit, ku dje pasdite ndodhi aksidenti vdekjeprurës rrugor, duke përfshirë tifozët e PAOK-ut, ka shënuar qindra aksidente rrugore dhe dhjetëra vdekje çdo vit. Autostrada fillon në Bukuresht dhe kalon shumë zona lokale të Rumanisë, duke përfshirë Aleksandrinë, Kraiovën, Filiasin, Caransebeş-in, Lugojin dhe Timishoarën, dhe përfundon në kufirin me Hungarinë.

Sipas mediave të huaja, vetëm në vitin 2025, u regjistruan 325 aksidente të rënda rrugore me 479 të lënduar dhe 43 persona humbën jetën, ndërsa viti 2017 ishte një nga vitet më vdekjeprurëse për këtë rrugë me 87 viktima. Mungesa e korsive dhe vijave ndarëse të trafikut dhe rreziku i vazhdueshëm që mund të shkaktohet nga parakalimet janë shkaqet kryesore të shumë aksidenteve rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: