Pas tensioneve në Zvërnec/ Zemërim qytetar në kryeqytet:”Jo ndërtimeve në zonat e mbrojtura!  

Një protestë është mbajtur sot në Tiranë, pas incidentit të ndodhur në Zvernec.

Qytetaret nisën marshimin protestë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, te Drejtoria Vendore e Tiranës, Ministria e Brendshme dhe më pas para kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga institucionet për veprimet e policisë private dhe efektivëve të shtetit lidhur me situatën.