E pabesueshme por e vërtetë! KF Egnatia Rrogozhinë sundon Shqipërinë për sezonin e tretë rresht!

Skuadra e Egnatias ia ka dalë të shpallet kampione për herë të 3-të radhazi në Superiore, pasi mposhti në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese Dinamo. Ky duel u mbajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

Albano Albanese ishte protagonisti absolut në këtë sfidë. Sulmuesi belg e gjeti si fillim rrugën e rrjetës në minutën 29-të falë një penalltie, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, shënoi edhe të dytin.

Rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ia dolën të mposhtin Dinamon në sfidën e fundit, përcaktuese për të siguruar medaljen e kampionit në Superiore.

Në festë, trofe u dorëzua nga kreu i FSHF-së Armand Duka, në adresim të kapitenit të Egntias, Albano Aleksi.