Aktivisti Florjan Haçkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, pas sharjeve të tij ndaj protestuesve.
Haçkaj e akuzon qeverinë për dështime në sistemin shëndetësor, keqmenaxhim të fondeve publike dhe mungesë përgjegjësie ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.
Në reagimin e tij, Hackaj kujton humbjen e babait të ndjerë, i cili sipas tij ndërroi jetë nga kanceri i mëlçisë në Vjenë pasi në vendin tonë e kuronin për një tjetër diagnozë, duke e lidhur këtë histori personale me vështirësitë që shumë shqiptarë hasin për të marrë trajtim mjekësor cilësor.
Ai pretendon se mijëra qytetarë detyrohen të kërkojnë kurim jashtë vendit, ndërsa kritikon gjendjen e shëndetësisë, infrastrukturës dhe kostot e larta që përballojnë familjet për trajtime mjekësore.
Haçkaj shpreh gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj publikimit të materialeve private të qytetarëve nga ana e Kryeministrit, duke e cilësuar një veprim të papranueshëm për një drejtues shteti.
Në fund të reagimit, ai i drejtohet Ramës me thirrjen që të largohet nga pushteti, duke deklaruar se “është koha të japësh dorëheqjen” dhe se qytetarët janë të lodhur nga situata aktuale.
“Kemi ruajtur etikën gjithë këto kohë, por kush je ti more plehrë që iu thua shqiptarëve “F*ck You”?
E kupton që unë që po flas jam ngritur kur babai im i ndjerë, që isjtë një nga njerëzit më të nderuar, më të njohur në Tiranë dhe në Shqipëri, ndërroi jetë në Vjenë nga kanceri i mëlçisë sepse mjekësia në nivelin ku e ke lënë ti e kuronte pëe ulçer.
Dhe si babai im janë me mijëra shqiptarë që vuajnë dhe bëjnë cirqe nëpër botë, sepse shëndetësia është në atë pikë që ti e ke lënë në këto 13 vite qeverisje, sepse i keni vjedhur të gjitha paratë dhe ti ke guximin t’i thuash popullit “Fu*k You”?
Populli ta ka thënë me kohë çfarë të kesh, ku të t’i mbajë pragu i derës, mos e kruaj me popullin, mos i jep gojës. Ikni një orë e më parë, boll u tallët me njerëzit, boll i linçove njerëzit një nga një, është e turpshme që një kryeministër ende në detyrë të nxjerri ato video dhe foto private të njerëzve që kanë 1000 halle.
Se kur ti zotëri ke halle i hipën helikopterit për të shkuar nëpër cepat e Shqipërisë. Kur shkatërron rrugët, me paratë që i vidhni në çdo cep dhe shemben rrugët për një muaj, atje mbeten qytetarët, shqiptarët që mbeten rrugëve nuk shkojnë dot nëpër spitale, ju i hipni avionit dhe kuroheni jashtë.
Rrjetet janë mbushur me” GoFundMe” sepse shqiptarët s’kanë mundësi të marrin kurim sepse ti ndyrësirë dhe soji yt ka vjedhur çdo cent dhe i ka lënë njerëzit pa bukë të shesin çdo gjë vetëm që të kurojnë njerëzi e tyre të dashur.
Mbylleni gojën, ndryshe do ta ktheni në personale me çdo njeri aty. Atë pushtet boll e ke tani është koha të japësh dorëheqjen”, përmbyll Haçkaj.
