Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Financial Times lidhur me protestave kundër korrupsionit dhe transparencës, siç flitet nga protestuesit, mbi resortin luksoz të lidhur me dhëndrin e Trump.
Kryeministri Edi Rama ka mohuar të jetë “Kumbari” i Shqipërisë pas javëve të protestave kundër korrupsionit të nxitura nga zhvillimi i një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e Donald Trump.
I ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove” u ndez nga zemërimi publik mbi projektin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në një ishull dhe pranë një rezervati natyror të njohur për flamingot e tij.
Protestuesit i kanë bërë thirrje Ramës të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht për atë që ata e perceptojnë si korrupsion sistemik që i lejon investitorët ndërkombëtarë të ndërtojnë në tokë të mbrojtur.
“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them shkoni në djall. Aq thjeshtë,” tha ai.
