NJOFTIM
Mitropolia e Shenjtë e Korçës njofton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e interesuar se, të shtunën, më 4 korrik, do të organizohet një veprimtari mjekësore humanitare, gjatë së cilës mjekë specialistë nga Greqia do të ofrojnë vizita dhe ekzaminime mjekësore plotësisht falas.
Vizitat do të zhvillohen në oraret:
* 10:30 – 14:00
* 18:00 – 20:30
Specialitetet mjekësore:
* Gastroenterolog
* Gjinekolog
* Dermatolog
* Endokrinolog
* Kardiolog
* Neurolog
* Stomatolog
* Ortodont
* Ortoped
* Okulist
* Patolog
* Pediatër
* Pneumolog
* Reumatolog
* Kirurg
* Psikiatër.
Ftojmë të gjithë ata që kanë nevojë për një konsultë ose kontroll mjekësor në këto specialitete të përfitojnë nga kjo mundësi e çmuar, e cila ofrohet plotësisht falas, me dashuri dhe përkujdesje për njeriun.
Për informacione të mëtejshme dhe rezervim:
📍 Mitropolia e Shenjtë e Korçës
Adresa: Rruga “Kryepiskopi Anastas”, Sheshi “Patriku Joasaf”, Nr. 2, Korçë
☎️ Tel.: +355 (082) 24 28 76
📱 Cel.: +355 69 62 26 646
✉️ E-mail: mitropolia.korce@gmail.com
