Zi në familjen e presidentit të Skënderbeut. Nëna e Ardjan Takajt ka ndërruar jetë, duke sjellë një tjetër moment të dhimbshëm për familjen e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i klubit korçar, i cili ka publikuar edhe një fotografi të nënës së tij në shenjë kujtimi.
Kjo humbje vjen pak kohë pas një tjetër momenti të vështirë në familje, teksa në korrikun e vitit të kaluar ndërroi jetë edhe babai i tij, Petrit Takaj.
“KorcaBlog.com” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Takaj.

