Moto & Rock Festival në Korçë u hap dhe u mbyll me thirrjet: “Rama, jep dorëheqjen”

Moto & Rock Festival, një nga aktivitetet që solli këtë fundjavë qindra motoristë dhe vizitorë në Korçë, u shoqërua jo vetëm me muzikë rock dhe parada motorësh, por edhe me mesazhe politike nga pjesëmarrësit.

Që në ceremoninë e hapjes së festivalit, nga turma u dëgjuan thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen”, të cilat u përsëritën edhe në mbyllje të aktivitetit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pjesëmarrës që brohorasin kundër kryeministrit, ndërsa atmosfera e koncertit ndërpritet herë pas here nga sloganet e turmës.

Festivali mblodhi në Korçë dhjetëra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, të cilët parakaluan në rrugët e qytetit përpara se të bashkoheshin me koncertet e organizuara në shesh. Në skenë performuan artistë të njohur të muzikës rock, ndërsa qindra qytetarë dhe turistë ndoqën aktivitetet gjatë dy mbrëmjeve.

Megjithatë, përtej programit artistik, vëmendjen e morën thirrjet politike të një pjese të publikut. Slogani “Rama, jep dorëheqjen” u dëgjua si në nisje ashtu edhe në përfundim të festivalit, duke u bërë një nga momentet më të komentuara të aktivitetit.

Pamjet e shpërndara online kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një koment zyrtar nga organizatorët e festivalit lidhur me brohoritjet e dëgjuara gjatë eventit ndersa duket se kjo nuk u ka bere fare pershtypje.