Në Korçë, në lagjen nr. 1, është regjistruar një plagosje me mjet prerës pas një konflikti mes dy personave. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale të ndodhur një natë më parë dhe ka vijuar edhe ditën e sotme në rrugë.
Gjatë konfliktit, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me sëpatë, duke i shkaktuar plagë në shpatull.
I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat.
